RAMA TENTOI TË MË HIDHTE NË HUMNERË, BERISHA MË VLERËSOI
“Unë i kam qëndruar konseguent votës së zgjedhësve të mi të PS deri në nëntor 2012, kur u përjashtova nga PS. Kam thënë mendimin tim, çfarë kam menduar e kam thënë: Kam qenë kundër bojkotit, grevës së urisë dhe u përjashtova. Qëndrova deputet i pavarur, edhe pse kam pasur oferta nga LSI për ministër. Kam qëndruar në atë pozicion, që ma ka detyruar PS. Në zgjedhjet e 2013 Rama tentoi të më hidhte në humnerë. Një njeri si unë me doktorata, zoti Berisha i vlerësoi dhe më propozoi të isha kandidat i saj', tha Islami.
MË MIRË NË POLITIKË SE SA TË QEVERISEM NGA INFERIORËT
"Parimi im ka qenë se njerëzit që kanë formim, është e mira të merren me politikë se në të kundërt do qeverisen nga inferiorët. Kjo më ka nxitur. Jam pjesë e PD. Nuk bëj pjesë te deputetët që lëvizin nga një kah në tjetrin, por kam qëndruar në pozicionin që më kanë dhënë votuesit në 2009. Për mua s’ka rëndësi në kë forcë politike jam. Vetë televizioni pranë zotit Rama e ka parë si rast të blerjes së votës. Secila forcë ta bënte do ta bëja këtë gjë, do dilja, se e konsideroj shumë të rëndësishme. PD është shprehur qartë do bëjë opozitë institucionale, ballore, të fortë, konstruktive dhe integruese. Çdo veprim nuk do japë rezultat për bllokimin e integrimit dhe do bëjë vetësakrifikim integrimin, që e konsideron meritë të saj".
S’KA STRATEGJI PËR PROTESTA, NËSE DO KETË BASHKËVEPRIM NË KUVEND
"Nuk ka asnjëlloj strategjie për protesta në rrugë, nëse do ketë bashkëveprim normal në Kuvend. Po vazhdoi paligjshmëria që është pa fund. Filloi me votën. Emërimet në polici raste ekstreme. Shkrihet struktura e anti-krimit. Përdoret policia me 6000 vetë për mbylljen e lojërave të fatit. S’jemi kundër, por po tentohet të licensohen njerëz të kryeministrit Rama. Apo ndryshimet masive në administratë. Hiqet ajo që ishte interlokutore në Bruksel. Ka shumë gjëra që justifikojnë veprimet e PD. Ka njerëz në PS që e mendojnë ndryshe, pro s’kanë guximin ta thonë. Ai kërkon të vrasë nervin e reagimit opozitar. Metodë makiavelike. Retorika në parlament, që synon të dërrmojë opozitën me veprime jo demokratike, nëse vazhdojmë në këtë rrugë do kërkojnë ndihmën e tyre për të reaguar ndaj kësaj sjelljeje", tha Islami.
PS NUK U RRIT NGA ZGJEDHJET E 2009 NË ATO TË 2013
"Protesta jonë s'ka asnjë lloj krahasimi me vitin 2009. Unë kam qenë në PS dhe e di se çfarë ka ndodhur. Rezultati i 2013 është i njëjtë me 2009 në përqindje. PS nuk është rritur në 2013 dhe pse ka qenë 4 vjet në opozitë radikale. Rezultati i 2009 nuk është si e ka bërë zoti Rama. Ajo betejë ka qenë për të forcuar pozitat e tij në PS, deri te bllokimi i procesit të integrimit. PD është shprehur kundër bllokimit të procesit të integrimit. Basha me Fylenë ndau rrugët shumë qartë. PD është e vendosur për të dhënë kontributin për Statusin, pasi ajo e konsideron një punë që e ka zhvilluar vetë, në një masë të konsiderueshme e quan meritë të saj. Por e sheh statusin edhe si një mekanizëm që do krijonte shumë kushtëzime për mazhorancën aktuale për të mos bërë ato veprime që po bën", u shpreh Islami.
PD NË PROTESTË PREJ SJELLJEVE ARBITRARE TË RAMËS
"Në këtë protestë PD është sjellë nga mazhoranca. Rama edhe brenda PS njihet për sjelljet e tij arbitrare. Edhe në bashki njihet. Dhe këto arroganca janë të panumërta në një periudhë të shkurtër kohore edhe në qeveri. Që me kërcënimet në Kuvend, se s’keni parë ende asgjë. Me aktin normativ, që prish konsensusin. Tjetra shumë e rrezikshme është fakti se nëpërmjet një akti të qeverisë ndryshohet një ligj me shumicë të cilësuar. Ka rrezik nëse nuk do quhet i pavlefshëm ky akt nga gjykata. Ka dalë një vendim i qeverisë i rrezikshëm, antikushtetues, që institucioni që merret me ndërtimet bën edhe vlerësimet dhe mund të shembë një objekt edhe me leje. I fundit ishte rasti i Korçës. Zgjedhjet në Korçë s’kishin nevojë për asnjë ndërhyrje, por Rama në mënyrë të organizuar bëri edhe presion në Korçë, duke shkuar atje e nga presioni njerëzit të mos merrnin pjesë në votime. Kanë ndodhur një seri ngjarjesh, deri tek mungesa e transparencës për armët kimike, një çështje shumë delikate kjo".
RAMA, PENG I LSI, DEPUTETËVE TË PASUR DHE ATYRE ME PËRVOJË, LËNË JASHTË KABINETIT
"Zoti Rama është i marrë peng nga LSI dhe zoti Meta dhe nga një numër deputetësh që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në këto zgjedhje dhe do kërkojnë t’i kthehen ato mbrapsht. Këto e kanë kapur dhe mbajnë peng Ramën. Një mënyrë tjetër për peng janë njerëzit me përvojë dhe asnjë prej tyre nuk është në kabinetin Rama. Ai i ka trajtuar me arbitraritetin e zakonshëm duke menduar se modeli i PS dhe bashkisë do ta nxjerrë tamam. Nuk mendoj se është kështu. LSI nuk do pranonte të vihej në tutelën e Ramës siç është vënë një seri njerëzish me eksperiencë në PS apo grupi i atyre deputetëve, që kanë shpenzuar në fushatë. Tensioni dhe shenjat në media duken", analizoi Islami.
DEPUTETËT E KiE E DININ BLERJEN E VOTËS NË SHQIPËRI
"Unë kam ndjekur sondazhet para zgjedhjeve të 2013, të cilat jepnin një rezultat brenda konstantes historike. Dhjetë vitet e fundit e majtë e djathtë janë ndarë me 2%. Ishte një element i ri, FRD këtë herë, që mendonim se do kapte 2-4%, por rezultoi me 1%. Unë parashikoja 71% me 69% për të djathtën ose 73% me 67% për të majtën. Por ka ndodhur edhe intimidimi i butë i njerëzve në nevojë, ku është përdorur mekanizimi i blerjes me premtime, para në dorë. Në datë 24 qershor kam qenë në Strasburg për një vizitë dhe kam qenë me 3 deputetë të rëndësishëm në KiE. E dinin historinë e blerjes së votës në Shqipëri", tha Islami.
Pengjet
"Zoti Rama është i marrë peng nga LSI dhe zoti Meta dhe nga një numër deputetësh që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në këto zgjedhje dhe do kërkojnë t’i kthehen ato mbrapsht. Këto e kanë kapur dhe mbajnë peng Ramën. Peng janë njerëzit me përvojë dhe asnjë prej tyre nuk është në kabinetin Rama”.
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)