Sherret e deputetëve demokratë me ministrat e qeverisë Rama, janë kthyer në një gjë të zakonshme 2 ditët e fundit. Pas komisionit të sigurisë, këtë mërkurë ka qenë radha e komisionit të jashtëm për t’u përfshirë nga sharjet dhe fjalori jo etik, madje dhe në kërcënimet për përjashtim deputetësh.
Fundi i raportimit ët ministrit të jashtëm Ditmir Bushati , degjeneroi në fjalor rruge, teksa ai kujtoi akuzat e opozitës nën rrjetet sociale.
Më pas ministri u përball dhe me një tjetër deputet, paraardhësin e tij Aldo Bumçi, të cilit I kujtoi posterat e fushatës në Lezhë, që i kishte harruar në makinat e ministrisë.
I gjithë raportimi i ministrit u shoqërua nga akuzat e Partisë Demokratike për keqmenaxhim të politikës së jashtme, si dhe u risollën në skenë debati për detin e varrezat greke.
Në fund të mbledhjes, kryetarja e komisionit arta dade njoftoi se do të konsultohet me rregulloren, pas këtij sherri, duke mos përjashtuar mundësinë e mbledhjes së byrosë për përjashtimin e dy deputetëve.
/Shqiptarja.com

VIDEO