Islami: LSI do jetë përcaktuese
dhe në qeverisjen e ardhshme

"Ky sistem zgjedhor, jo vetëm nuk e ka eliminuar por madje e ka shndërruar LSI në king-maker e me shumë gjasa kjo forcë do të jetë forcë përcaktuese dhe e mazhorancës së ardhshme qeverisëse". Kjo ka qenë deklarata e deputetit Kastriot Islami, kur sqaron se ky sistem elektoral s’është as i veçantë dhe as i komplikuar pasi është një sistem proporcional rajonal që gjendet në të gjitha literaturat e sistemeve elektorale. Ai thekson se partitë e vogla përgjithësisht nuk favorizohen nga ky sistem, që i jep prioritet qeverisjes së qëndrueshme dhe jo përfaqësimit të partive me 1-2 deputetë. Islami tha se sistemi aktual prodhon një opozitë të fuqishme dhe një mazhorancë të përbërë nga dy ose më shumë parti. Për koalicionet, deputeti i pavarur tha se aleancat janë ende të papërfunduara, duke sqaruar se PD ka ftuar pothuajse të gjithë partitë e djathta ndërsa PS, ka formuar deri tani një koalicion jashtë të cilit është PBDNj, që është më i dobët se më parë. Për të PD është në kërkim të një koalicioni me LSI, ndërkohë që një aleancë PS-LSI e sheh të pamundur, për shkak se përveç mosbesimit shumë të lartë reciprok, kjo marrëveshje ka shumë “armiq” brenda PS, por edhe midis aleatëve tradicionalë të PS.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë