Islami në facebook: Ja pse
Rama s'më bën dot moral

Islami në facebook: Ja pse <br />Rama s'më bën dot moral
TIRANE- Deputeti socialist Kastriot Islami deklaron se propozimi i Edi Ramës për çrregjistrimin e tij nga grupi parlamentar është “masë ekstreme për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të mbyllur të gjithë shtigjet për të pasur mendim ndryshe sic veprohej dikur ne Partine Komuniste nga e cila ka lindur PSSH.”

Reagimi i deputetit socialist vjen nëpërmjet profilit të tij në facebook, si përgjigje ndaj komenteve dhe reagimeve të miqve të tij në facebook, të cilët shprehen të indinjuar për propozimin e Edi Ramës në kryesinë e PS-së për çrregjistrimin e Islamit nga grupi parlamentar socialist.

RAMA,  META E MEIDANI
Islami i kujton Edi Ramës artikullin e tij të botuar në 2009 lidhur me mos mbajtjen e premtimit të Ramës të bërë në 2005 për bashkimin e së majtës.
Ai ngre disa pyetje me “Përse” për Ramën dhe bashkëpunimin me LSI, i cili në 2007 i dha postin e kryetarit të bashkisë, ndërsa në 2009, gjithçka ndryshoi.
Jo vetëm kaq Islami reagon dhe ndaj komentit të Edi Ramës për presidentin Rexhep Meidani, duke e quajtur "jo vetëm të pasaktë por edhe e pamoralshme"

"Nga persiatjet javore (tanime të crregullta) të Rames, lidhur me bashkimin e se majtes dhe kritikat indirekte ndaj Meidanit do të shtroheshin këto pyetje: 1) Përse Rama nuk e mbajti premtimin "solemn" për bashkimin e së majtës që e deklaroi në 2005 dhe nuk e mbajti në 2009? Kishte arsye morale, dhe cilat ishin këto? Cila është përgjegjësia e Ramës që nuk e mbajti këtë premtim? A e ka të qartë Rama se një koalicion PS plus LSI në 2009 do të nxirrte PD në opozitë me jo më shume se 68 deputetë. 2) Përse për interesin e tij për tu zgjedhur në bashki Rama bëri koalicion me Metën në 2007, kishte arsye morale dhe cilat ishin? Cfarë ndryshoi midis 2007 dhe 2009 që Rama pasi kishte bërë koalicion për interesin e tij personal në 2007 nuk arriti të bashkonte të majtën siç kishte premtuar? 3) Përse ne librin e tij Kurban (nuk e kam lexuar librin por nga shtypi kam lexuar pjesën që flet për Metën) pasi e denigron Meten i jep një mundësi të dytë "për tu bashkuar", cfarë duhet të korrigjonte Meta moralisht që të fitonte shansin e dytë për tu bashkuar me Ramën? 4) Nëse nga zgjedhjet e 2013 do të rezultojë një rezultat i tillë që me mandatet e PS dhe mandatet e LSI do të mund të formohet maxhorancë qeverisëse, a do të pranojë PS të bëjë koalicion me LSI (sigurisht që kjo do të varej nga LSI, por pyetja shtrohet cili do të ishte pozicioni i PS)? 5) Po ti referohemi rezultatit zgjedhor ne 10 vitet e fundit dhe sidomos tri humbjeve të së majtes së përçare në 2005, 2009 dhe 2011 dhe fitores në 2007 të së majtës së bashkuar, rezulton se për arsye morale PS pavarësisht gjasave të larta për humbje në 2013 do të preferojë të qëndrojë në opozitë duke paraqitur si arsyetim çështjen e mospërputhjes së moraleve? Është jo vetëm e pasaktë por edhe e pamoralshme që Rama të pretendojë se na bëka analiza politike e morale ndërkohë që Prof Meidani që njihet publikisht për integritet dhe moral shumë më të lartë se Rama na beka analiza aritmetike. Kjo nuk është e moralshme... që ti shesësh moral personit që si pikën më të forte ka integritetin dhe moralin...”- shkruante mbrëmë Islami në profilimin e tij në facebook, pak kohë pasi Rama kishte publikuar analizën e tij. tij në face book.

PS E PERCARE DO HUMBASE ZGJEDHJET E 2013, RAMA VEPROI SI NE PARTINE KOMUNISTE
Deputeti socialist është i bindur se për shkak të përçarjes dhe zbehjes të së majtës, PS ndodhet në opozitë prej 8 vjetësh dhe se “gjasat janë që edhe në 2013 në rast se e Majta mbetet e përçarë të humbasë zgjedhjet”.

Në përgjigje të një studenti nga Kosova me emrin Taulant cili shkruan " Z.Islami jam nje student dhe natyrisht i ri ne mosh per te diskutuar nje qeshtje te tille , por a thua i gjith ky spekter socialist politik , po mbyll syte ndaj nje njeriu i cili , ka me vete te gjitha te vertetat e deshtimeve , sikurse gjithcka po i bllokon Socialistet ta mendojne kete gje , apo ndoshta une jam gabim e po shof shume afer , deshifrimi nuk nevojitet te perdoret per strategjine e Rames , ajo qe ai percolli qe kur hyri ne politike nuk eshte gje tjeter pervec , zbehje te se majtes , dhe involvim ne gjeste te shemtuara e kriminale te vet militanteve socialiste .. Me vjen keq edhe per sjelljen e kesaj partie ndaj personalitetit tuaj shume te respektuar edhe nga Shqiptaret e Kosoves , por ky realitet po denon Shqiperine te ec para , spaku po e shof une kete nga pozita ime . Respekte .."
Islami i përgjigjet: "Faleminderit Taulant. Reagimi juaj eshte i drejte dhe i sakte dhe per mua qe nga viti 2005 kur ka ardhur Rama ne krye te PS shqetesimi juaj ka qene dhe shqetesimi im dhe i shume socialisteve, me konkretisht zbehja dhe percarja e se majtes jane nga arsyet kryesore te humbjeve elektorale. Lidershipi i majte per nje periudhe te shkurter prej 5 vjetesh transformoi dhe modernizoi Partine e PUnes (partia komuniste me autoritare ne Europe) ne nje parti socialdemokrate, anetare te Internacionales Socialiste duke sjelle njekohesisht PS ne drejtimin e vendit. E Majta nen drejtimin e PS qeverisi vendin per 8 vjet. Kurse per shkak te percarjes dhe zbehjes te se majtes PS ndodhet ne opozite prej 8 vjetesh dhe gjasat jane qe edhe ne 20013 ne rast se e Majta mbetet e percare te humbase zgjedhjet. Keto shqetesime te mia te ngritura ne formen e keshillave kane shqetesuar dhe vendosur ne panik Ramen deri ne ate mase sa te shkoje ne propozimin e mases ekstreme te "crregjistrimit tim nga grupi parlamentar". Kjo duket nje mase per te goditur kundershtaret politike dhe mbyllur te gjithe shtigjet per te pasur mendim ndryshe po ashtu sic veprohej dikur ne Partine Komuniste nga e cila ka lindur PSSH. Jam i vendosur ne qendrimet e mia parimore dhe i bindur se vetem ne kete rruge PS mund te kete shnase per te fituar zgjedhjet ne 2013..."

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim