Islami: Primi elektoral, propozim
politik, duhet diskutim i gjerë 

Islami: Primi elektoral, propozim<br />politik, duhet diskutim i gjerë 
Deputeti i PD, Kastriot Islami, si një prej politikanëve më me përvojë në vend dhe njëherazi ekspert i çështjeve zgjedhore, thotë se diskutimet për ndryshimin e Kodit Elektoral, duhet t’i nënshtrohen një analize të thellë dhe të studiohen me kujdes.

Nisur nga qëndrimet e shprehura tashmë nga përfaqësuesit e politikës të cilët kanë shfaqur tendencat e para për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili rrezikon të kthejë një tjetër përplasje mes të “mëdhenjve” dhe të “vegjëlve”, Islami thotë se primi elektoral është një propozim politik, por edhe profesional njëherazi.

“Modestisht, pa dashur të prononcohem apriori "kundër" ose pro" ndryshimeve eventuale, do të thoja se diskutimi i versioneve të hedhura në publik kohët e fundit të tilla si "korrigjimi proporcional" apo "vendosja e primit" apo edhe opsione të tjera për sistemin zgjedhor ekzistues është sa politik aq edhe profesional. Kërkohet analizë e thellë dhe studim i kujdesshëm. Nuk është dhe s'mund të jetë një çështje taktikash politike apo diversioni politik”, shkruan në Facebook, ish-deputeti socialist, sot i PD, Kastriot Islami.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal