Islami: Rama aleancë me krimin 
Rama: Nderi i PD në dorë të Kaçit!

Islami: Rama aleancë me krimin <br />Rama: Nderi i PD në dorë të Kaçit!
TIRANË - Opozita ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me dhunën të ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimir. Këtë radhë ishte deputeti Kastriot Islami, i cili numëroi ditën e 28 të Ramës. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, që ironizon këtë deklaratë, duke theksuar se “nderi politik i opozitës në dorë të opozitës, vaj medet për PD.”

Islami: Aleanca me krimin e Ramës zhvillohet prej 15 vjetësh

Kastriot Islami ka qenë deputeti i radhës i PD që ka dalë në vazhdën e deklaratave për incidentin e gati 1 muaji më parë mes deputetit Strazimiri dhe disa deputetëve të PS.

Sipas tij 15 vjet më parë Rama në krye të bashkisë së Tiranës grumbulloi rreth vetes seksere e njerëz më të kaluar të dyshimtë duke vazhduar me spastrimin e partisë socialiste nga profesorët, ekspertët e njerëzit e ndershëm.
Më tej ai shton se pas 23 qershorit kjo skeme po konsolidohet pasi Rama po vendos në pushtet jo socialistët por klientelën e tij, njerëz të inkriminuar, me precedentë penalë, ish-të dënuar.

“Jam sot para jush vetëm pas 28 ditësh kur nën orkestrimin e Edi Rames përfaqësues të interesave të oligarkisë, korrupsionit dhe banditizmit goditen deputetet e opozites, për ti mbyllur gojën dhe detyruar si asnjëherë më parë të heshtin në kërcënim e agresion fizik.”-tha Islami

Individë të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën u shpreh ai duke theksuar se sa sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në çdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin.

 “Pas retorikës së Ramës me kërcënime verbale dhe me fjalor të pistë për gati 9 muaj, më së fundmi, 28 ditë më parë, pamë e dëgjuam, me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, orkestrimin nga Rama të veprimeve të dhunshme të kësaj aleance kriminale.”-tha Islami.

Mesazhet e opozitës që bien në veshin e Ramës që nuk do të dëgjojë janë më shumë për publikun, për socialistët e demokratët, për të majtët e të djathtët, pa dallim sepse vija e tyre e ndarjes së thellë është me oligarkinë, kriminalitetin dhe banditizmin që sot drejtohen e orkestrohen nga Edi Rama.

Deklarata e plotë e Kastriot Islamit

Rama: Nderi politik i opozitës në dorë të Kastriot Islami, vaj medet për PD
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit të opozitës Kastriot Islami, sipas këtij të fundit për heshtjen e Ramës për dhunën ndaj Strazimirit.

Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ‘thyer’ në këtë mënyrë heshtjen, teksa ironizon se nderi politik i opozitës ka mbetur në dorë të Kastriot Islami.

“Nderi politik virgjëria demokratike ndershmëria intelektuale e opozitës mbetur në dorë të Kaç Islamit!Hajde e djathtë hajde #‎VajmedetPD” shkruan Rama
 
status edi rama

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni