Islami foli për manjatë të mediave në parlament të cilët sipas tij janë pasuruar falë lidhjeve me politikanë të korruptuar.
Objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, tha ai, do të jetë pikërisht edhe kjo kategori.
"Byroja e Hetimit duhet të merret edhe me ata manjatë që janë futur në parlament. Janë biznesmenë që kanë përfituar nga politikanët e korruptuar. Të gjithë këta që janë biznesmenë të futur në parlament pasi kanë bërë para. Ka manjatë të medias jashtë dhe brenda parlamentit. Duan të futen brenda te tava e Ramës. Nuk është sekret. Kryeministri i jugut, Koço Kokëdhima është një nga këta. Në raportin e OSBE është thënë për lidhjet e tij me biznesin rus. është një nga simbolet. Janë të gjithë ata që kanë qenë drejtor të Tatimeve, Doganave etj. E në fund janë ata me rekorde kriminale. Këta do të kalojnë në sitën e FBI", u shpreh Islami.
Duke folur për reformën në drejtësi, Islami tha se Partia Demokratike është dakord në parim me draftin e ekspertëve, por ka kërkuar kohë për ta lexuar projektin e tyre.
Sipas tij, reforma ka ngecur për shkak se kryeministri Rama i druhet rolit të Byrosë Kombëtare Hetimit, pasi struktura dhe roli i saj është identik me atë të FBI, duke patur mandat të posaçëm për të hetuar si ministrat ashtu edhe vetë Kryeministrin.
I pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për deputet në radhët e demokratëve, Kastriot Islami tha se do të jetë në politikë, pavarësisht vendimit të Partisë Demokratike.
Z.Islami, kryefjalë e aktualitetit politik është sërish reforma në drejtësi. Është një draft i amerikanëve, thuajse gati, PS dhe LSI kanë dhënë "Ok", PD sikur ka një lloj hezitimi...
Ka dy elementë. I pari, PD dhe opozita në tërësi është shprehur se kërkon një reformë për një sistem gjyqësor të paanshëm që nuk kapet nga politika, profesionit dhe tjetra që shmang koorporativizmin. Për fatin e mirë të opozitës, pasi procesi ka qenë i njëanshëm, Komisioni i Venecias, ka dhënë rekomandime të cilat janë në përputhje të plotë me qëndrimet e opozitës. Opozita ka kërkuar konsensus dhe respektimin e parimeve të Venecias.
Kjo është e ezauruar me draftin e ekspertëve...
Momenti i dytë është se Rama kontrollon mediat dhe ka përhapur idenë se opozita nuk e do reformën. opozita ka qenë në pararojë të kësaj reforma, e ka kërkuar dhe është gati të miratojë reformën, por duke parasysh një proces që duhet zhvilluar. procesi është ky: kanë bërë tavolinë politike, kanë rënë dakord për një serë pikash dhe ekspertët e OPDAT e EURALIUS kanë përgatitur një draft. Do të diskutohet drafti, do të bëhen pyetje përgjigjet e etj.
Zoti Majko tha të votohet në parim...
Zoti Majko është qesharak. Tha në komision ta miratojmë pa e lexuar. Unë s'jam qesharak e banal. Duhet ta lexoj materialin. Pasi ta kem lexuar, do të kem pyetje. Në parim jam dakord që të bëhet reforma. Do të jem në ballë të reformës, për një reformë me parime. Reforma do të miratohet në parim, nen për nen etj. Reforma ka pjesën e Byrosë së Hetimit, që duhet të dimë se në Amerikë FBI godet presidentin në detyrë dhe ministrat në detyrë, sepse ata e kanë pushtetin dhe ata nuk e lejojnë gjyqësorin të hetojë. Duke u bërë pjesë e reformës, kjo reformë e ndihmon opozitën për të luftuar atë korrupsion që po ndodh tani. Pranda, PD kanë kërkuar që të bëhet FBI e para. Rama ka frikë për këtë, po t'i thuash që do hetojë ministrat e kryeministrin në detyrë. Pjesa e dytë janë institucionet e drejtësisë. Do të diskutohet nen për nen. Pastaj do të vijë puna e implementimit, ku do rtë ketë akte nënligjore. Do të ketë edhe një kalendar veprimesh ku e para do të jetë Byroja dhe institucionet. opozita është e interesuar që Byroja, e cila ka disa detyra, për të dhënë drejtësi për dekriminalizimin, pasi vetëm një Byro Hetimore e fuqishme mund ta bëjë. Ka një raport të OSBE-së dhe aty ka një numër, në krye të saj është Edi Rama që akuzohet për 200 mln euro pasuri. Nëse ky sistem drejtësie nuk do të hetojë, investigojë e të japë drejtësi për këtë, atëherë ky sistem drejtësie nuk do të funksionojë. Jo për ta futur në burg, por për të hetuar e për të dhënë drejtësi.
Reforma thotë që të gjithë do të kalojnë në sitë...
Problemi është aktuali. Nëse nuk ushtrohet aktuali, kjo reformë nuk krijon besim. Ka një raport të OSBE, për 200 milionë euro pasuri të kryeministrit. Dhe ky raport, pavarësisht se ku u kalua lehtas duke tentuar t'i bëjnë presion ambasadorit të OSBE, është në duart e të gjithë zyrtarëve ndërkombëtarë.
Ju keni qenë dje në seancë dhe e ndoqët kryeministrin aktual që i thoshte Berishës, hajde votoje reformën. Pse nuk po përshpejton etapat PD?
Rama është mjeshtër i mashtrimeve. Ka edhe një media të tërë që mashtron. Këtu nuk jemi dy fshatarë që i bëjnë presione njëri-tjetrit. I vetmi person që ka frikë nga një FBI e pavarur, është Edi Rama. Dhe luan blofin.
Z.Berisha nuk ka frikë?
Supozojmë se Berisha ka frikë. Edhe po ta kundërshtojë PD kjo reformë do të bëhet. PD nuk e refuzon, por edhe sikur ta refuzojë PD, ajo do të bëhet. Është lojë e mashtrimeve të Ramës. I vetmi person që ka frikë, është ai në detyrë. Ky është qëllimi i kësaj reforme.
Si mund të kalojë reforma pa PD?
Kjo reformë nuk po bëhet se do apo s'do Rama. Rama në thelb nuk do, sepse kjo reformë do të quhet sukses nëse do të marrë nën hetim Ramën. Shtëpia e tij, që thotë 300 mijë euro, por kushton edhe më shumë, dhe pasuria 200 mln euro, po nuk u hetuan, kjo reformë nuk është asgjë, reforma është e dështuar. Këtë reformë e duan SHBA dhe BE. BE do që Shqipëria të futet në standarde, siç u futën vendet si Bullgaria dhe Rumania.
PD do të kërkojë sërish kohë, pas të hënës?
PD do ta miratojë këtë reformë në çdo rast. Edhe për draftin në parim është dakord, por do ta lexojë dhe do të bëjë pyetje e sqarime, kur të bëhet debati nen për nen dhe kalendarit të implementimit të saj. PD kërkon që kjo të mos lihet 9 muaj afër zgjedhjeve, sepse Rama mund të shmangë goditjen e ministrave për korrupsion, të të inkriminuarve, rasteve të korrupsionit, koncesioneve. Praktikisht, Rama kërkon ta shtyjë implementimin e saj. PD mund të ketë vërejtje për nene të veçanta të cilat do të diskutohen. PD është e favorizuar nga implementimi i shpejtë i kësaj reforme, për të goditur kriminelët. Nga goditja e kriminelëve në pushtet, të nisë edhe dekriminalizimi i Mediave të kapura nga Edi Rama...
Si mund të bëhet dekriminaizimi i medias?
Byroja e Hetimit duhet të merret edhe me ata manjatë që janë futur në parlament. Janë biznesmenë që kanë përfituar nga politikanët e korruptuar. Të gjithë këta që janë biznesne të futur në parlament pasi kanë bërë para. Ka manjatë të medias jashtë dhe brenda parlamentit. Duan të futen brenda te tava e Ramës. Nuk është sekret. Kryeministri i jugut, Koço Kokëdhima është një nga këta. Në raportin e OSBE është thënë për lidhjet e tij me biznesin rus. Është një nga simbolet. Janë të gjithë ata që kanë qenë drejtor të Tatimeve, Doganave etj. E në fund janë ata me rekorde kriminale. Këta do të kalojnë në sitën e FBI.
Kur mendon PD për miratimin e reformës?
Për tre muaj po të jetë e mundur që në shtator FBI të nisë punën. Rama e ka vonuar, stërvonuar reformën dhe në fund fare thotë kot e keni bërë se, ky është një vendim kot. Rama vazhdon ta shmangë sërish. Një gjë tjetër që duhet të merret FBI është të verifikojë nëse e kanë plotësuar të gjithë deputetët formularin e vetë deklarimit apo jo. Me këtë duhet të merret FBI. PS dhe Rama vranë 15 profesorët dhe i zëvendësuan me kriminelë e vrasës. Është hera e parë që kemm një PS dhe një Rilindje. Një PS që jep votat dhe një Rilindje që merr pushtetin.
Z.Berisha ka rihapur së fundi një ngjarje, atë të 98-ës dhe ka thënë se mund ta bëjë sërish me 5000 veta...ju keni qenë në krahun tjetër atëherë...
Berishën e kam patur kundërshtar dhe loja e kundërshtarëve ka patur edhe probleme të tjera. unë jam vrarë nga Edi Rama, profesor doktor i eliminuar nga Edi Rama. Jam hedhur në humnerë nga Edi Rama. Rama ka bërë thirrje madje mos e shpëtoni dhe në këtë kohë ka ardhur z.Berisha me një propozim, "do të vish nga ne". Berisha ka qenë kundërshtari im, siç kemi bërë ne gabime në luftën me kundërshtarë, ka bërë edhe Berisha. Kurse Rama ka vrarë 15 profesorë brenda. Po vret edhe Mimoza Hafizin. Pse? Sepse kërkon të marrë pushtetin dhe të fusë kriminelët.
Cili është komenti juaj për deklaratat e Berishës për armët dhe ngjarjet e 98-ës. Pranoi se ka hapur depot e armëve, pranoi se ka qenë aktor në 98-ën...
Berisha ka thënë se në momentin që shteti bashkohet me krimin dhe vret opozitën, ka vetëm një mënyrë për tu mbrojtur, të armatoset populli me ligj. Pastaj ka rimarrë 98-ën. Unë në atë kohë kam patur vlerësime të tjera, natyrisht. Berisha ka një vlerësim se shteti në atë kohë kishte lidhje me krimin.
E keni quajtur grusht shteti në atë kohë, po sot e quani të tillë?
PS e quajti grusht shtetit. Fillimisht u quajt grusht shteti, pastaj u hoq dorë me radhë. Më pas u futën ndërkombëtarët dhe u spostuan nga ai qëndrim. Unë jam akoma i ri për të bërë histori dhe mundohem të vlerësoj me qetësi përplasjet e asaj kohe. Lideri i dhjetori u vra në atë koha nga njerëz që ishin policë, me pushtet. PD bënte lidhjen se ky ishte shteti që vrau liderin e dhjetorit. Vetë Berisha pat thënë se vrasësi është Fatos Nano, pastaj tha jo.
Takimet e ambasadorëve me grupet parlamentar, pse u shty mbledhja?
Ambasadorët kanë vendosur të vijnë në të tre grupet parlamentare. PD ka vënë vetëm një kusht, që ne të takohemi pas PS dhe ata e kanë pranuar. Ambasadorja Vlahutin ka biseduar me PS për në orën 14:00, ndërsa PD në orën 15:00. PS ka filluar të bëjë lodra që, mundësisht të mos e bënte në orën 14:00, por ta bënte të hënën. Që të kishte dy ditë kohë Rama për të treguar se ambasadorët shkuan te PD sepse PD as;'e do reformën. PD e kapi këtë dhe tha se jemi gati për orën 15:00 me kushtin që fillimisht takimi të bëhej në PS. Kjo hile e Ramës bëri që të shtyhej kjo histori dhe do të zhvillohet ditën e martë me të njëjtën renditje. Mbledhja do të bëhet.
Çfarë vlere ka kjo mbledhje?
I bie të spekuloj në emër të ambasadorëve, por duke ditur çfarë thanë në komisioni, do të përsërisin mesazhin se kjo reformë është e rëndësishme, për ta patur Shqipërinë pjesë të BE. Amerika ka interes gjeopolitik, që Ballkani për shkak të problemeve të vendeve të ndryshme, duan që vendet e Ballkanit të futen në BE sa më shpejt të jetë e mundur. BE thotë sa më shpejt, por sa më të rregullt. Është interesi amerikan që Shqipëria të futet në BE sa më shpejt.
Në vitin 2017-ë, ku do të jetë Islami?
Islami që nga dita parë që është angazhuar punon 14 orë në politikë.
Sa orë punoni për PD?
14 orë punoj për PD, për opozitën, për të mirën e vendit dhe kundër të këqijave. Nuk largohem nga politika, jam apo s'jam deputet pa e shkatërruar këtë të keqe.
Z.Basha tha se askush nuk e ka të sigurt vendin e deputetit...
Shumë mirë ka bërë që e ka thënë. Unë do vazhdoj të punoj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com