Përsa i përket largimit të tij nga Partia Socialiste, Islami fajësoi Ramën, i cili nuk vlerësoi eksperiencën e tij, por këtë gjë e bëri kreu i PD - së, Berisha.
"Rama nuk merr në konsideratë as doktoratat dhe as eksperiencat e mia. Po mos më kishte marrë Berisha unë do të isha si Arben Malaj, i pavarur. Berisha nuk do të kishte vepruar me mua siç veproi Rama", thekson Islami.
I pyetur nëse Berisha dha dorëheqjen nga kreun i PD De jure dhe jo De facto, Islami e mohoi kategorikisht këtë fakt, duke thënë se Berisha dha dorëheqjen sepse pranoi rezultatin zgjedhor dhe hapi garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Islami ka theksuar se synimi i tij është që të bëhet deputet i Parlamentit Europian i Partisë Demokratike, sepse sipas tij, Partia Socialiste nuk i përket si projekt.
“Synimi im është të jem deputet i Parlamentit Europian i Partisë Demokratike. Nuk kthehem te një projekt që nuk është projekti im. Partia Socialiste nuk është nuk projekti im” u shpreh deputeti i PD – së.
RILINDJA HUMBI, PS FITOI FALË LSI - SË
Ish-deputeti socialist e tashmë, deputet i PD-së, Kastriot Islami, ka deklaruar se "Rilindja dështoi! Rilindja dështoi, sepse PS-ja fitoi 1 ose 2 deputetë më shumë dhe fitoi vetëm falë LSI-së që u rrit dy herë më shumë dhe PD-së që u ul!"
Ai tha: "PS-ja është rritur me 1 ose 2 deputetë më shumë nga Rilindja dhe fitoi me LSI-në që ishte pjesë e pushtetit deri më 1 prill. Madje PS-ja e sulmoi për korrupsion. Pra, votuesi shqiptar nuk ka votuar për Rilindjen, ajo ka marrë vetëm një ose dy deputetë më shumë.
PS-ja e humbi kartën morale duke u bashkuar me një pjesë të pushtetit, që e kishte kritikuar më rëndë këtë pjesë. Analiza e shifrave tregon që PS-ja ka ngelur në vend, LSI-ja është rritur dy herë dhe PD-ja është ulur. Pra, votuesit kanë votuar për LSI-në dhe unë jam duke investiguar se cila nga skemat ka ndodhur."
Pra, unë jam duke investuar, theksoi Islami se në javën e fundit askush nuk e di se çfarë ka ndodhur; javën e fundit ka ndodhur diçka që më befasoi. Nuk mund ta them akoma çfarë ndodhi: Partia Socialiste ka një rritje 0.59 % më shumë dhe ka marrë një ose dy mandate më shumë. Rezultati surprizë është dyfishimi i votave. Në pamje të parë duket se LSI-ja është rritur në kurriz të PD-së. Kjo fitore i dedikohet Lëvizjes Socialiste për Integrim."
Lidhur me karrierën e tij politike, ai tha se "unë atë e mbyll vetëm nëse nuk më do populli, jo nëse nuk më do Edi Rama, që më hodhi në humnerë. Unë zgjodha të jem në politikë dhe pse me PD-në sepse jam i parimit se nuk marr pjesë vetë në politikë, do qeverisem nga inferiorët. Unë këtë s'e pranova. Berisha i vlerësoi kontributet e mia prej shtetari."
Redaksia online
(v.gj/ar.sh/shqiptarja.com)