Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Moravë, në aksin Berat–Dimal, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore 63-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.







Komente
Komento