Islamikët japin 125 milionë USD
për rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Islamikët japin 125 milionë USD <br />për rrugën Qukës-Qafë Plloçë
TIRANE - Banka Islamike për Zhvillim miratoi financimin në masën 125 milionë dollarë për segmentin e ri të rrugëve nacionale: Qukës- Qafë Plloçë.

Në mbledhjen e tij të datës 13 shkurt, Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) ka vendosur që, ndër financimet e tjera, të përfshihet edhe një financim për buxhetin e shtetit shqiptar në masën 125 milionë dollarë për ndërtimin e këtij segmenti, që është pjesë e rrugës nacionale nga Elbasani drejt Korçës, duke anashkaluar Pogradecin.

Rruga ka mbetur në projekt për disa vjet rresht, duke qenë se nuk janë siguruar dot fonde për financim nga jashtë, ndërkohë që vetë burimet e brendshme të buxhetit kanë qenë të pamjaftueshme për të paguar kompanitë që do të kryejnë punimet.

Segmenti kalon mbi Qafë Thanë, pa zbritur në buzë të liqenit të Pogradecit, duke krijuar një lidhje shumë të shkurtër në kohë me Korçën. Së bashku me tunelin e Elbasanit, nga kryeqyteti në Korçë apo në kufirin me Greqinë, në Kapshticë, udhëtimi shkurtohet për më shumë se një orë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë