CAIRO - Kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt. Ai fitoi 51.73% të votave, duku mundur kështu rivalin Ahmed Shafiq, kryeministri i fundit i ish-diktatorit Mubarak, bëri të ditur Komisioni i Zgjedhjeve. Pjesëmarrja në votime ka qenë 51.85%.
Kreu i panelit të gjyqtarëve, Farouq Sultan, tha se ka shqyrtuar rreth 466 ankesa të paraqitura nga kandidatët dhe se gjithsesi rezultati nuk ndryshon.
Njoftimi u shoqërua me festime të mëdha në Sheshin Tahrir të kryeqytetit Cairo, ku u mblodhën mijëra mbështetës të Mursit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com