I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti Altin Joka, i cili foli dhe për benefitet e lakrës në shëndetin tonë.
”Lakra futet tek familja krucifere, lakra e kuqe ka shtatë herë më shumë vlera ushqimore se lakra e bardhë” tha Altini në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se lakra jeshile ka më shumë vitaminë K. Tek lakra e kuqe është gjendur Sanigrina, një antioksidant dhe antikancerogjen shumë i fuqishëm që lufton qelizat tumoriale të zorrës dhe qafës së mitrës, prostatës dhe gjirit.
Lakra e kuqe ka më shumë kalori se lakra e bardhë, ndërsa rekomandohet që lakra të konsumohet e papërpunuar, theksoi nutricionisti Joka.
“Nëse do të grijmë 70% lakër të kuqe, 30 % lakër të bardhë, 2 karrota, duke shtuar temian ose trumzë, pak uthull molle dhe 2 lugë mjaltë, bëjmë një përzierje 12 herë më të fuqishme duke mbajtur larg shtëpisë gripin dhe duke forcuar imunitetin” rekomandon Altini duke treguar më tej se lakra është shumë e mirë për t’u vendosur në gjoks për kiste dhe për shfaqjen e hemoroideve. “Duke përzjerë aloe verën, pataten dhe lakrën e bardhë, mund të qetësohen hemoroidet” tha Altini, duke shtuar se lakra është shumë e mirë për t’u vendosur në trup për enjtje apo plagë, veçanërisht kur lyhet me vajin e kastorit.
”Nëse grijmë patate të kuqe, e vendosim brenda lakrës dhe me pas e vendosim në plagë, kjo do të japë shumë efekt” theksoi Altini, duke shtuar se dhe për ndrydhje apo dëmtime të duarve, mund të përdorim lakrën e bardhë të grirë si kompresë.
Lakra ka gati 12 lloje recetash që mund të shërbejnë për sëmundje të ndryshme. Konsumimi i lakrës është shumë i mirë për problemet e tretjes, duke i bërë një shërbim të madh organizmit.
”Lakra është shumë efikase dhe për problemet e mëlçisë, duke e pastruar atë, ndërsa lakra turshi është shumë e mirë si probiotik” tha Altini, por nëse e gërshetojmë me xhinxher është shumë më efikase. Lakra është shumë e mirë për trurin dhe shikimin, zemrën, flokët, lëkurën si dhe për problemet e veshkave, sikurse është një antitumorial shumë i fuqishëm.
Nutricionisti Altin Joka rekomandoi që lakra të konsumohet gjatë gjithë kohës, jo vetëm në sezone të caktuara.
Je i paarritshem z.Altin
Përgjigju