ISLANDË - Autoritetet në Islandë kanë shpallur një alarm për trafikun ajror, pasi një shpërthim i vogël vullkanik ka ndodhur nën akullnajën Dyngjujokull.
Zyra meteorologjike e Islandës ka shpallur mbrëmë se e ka ngritur kodin e alarmit të kuq për aviacion dhe ka urdhëruar evakuimin e çdokujt, që gjendet në rajonin e vullkanit Bardarbunga, në pjesën qendrore të Islandës.
Zyra meteorologjike tha se “besohet se shpërthimi i masës nënakullore ka filluar” dhe se nuk mund të përjashtohet se “ky mund të jetë shpërthim i madh”.
Në vitin 2010, një shpërthim vullkanik në Islandë ka shkaktuar pezullim masiv të fluturimeve të aeroplanëve në pjesën më të madhe të hapësirës ajrore evropiane.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com