ISLANDË-Ka ndërruar jetë në spital i riu shqiptar që u plagos me thikë në Reikjavik në datë 3 dhjetor. Klevis Sula 21 vjeç u godit me thikë, ndërsa nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të rënda që mori duke ndërruar jetë.

21-vjeçari është nga Skrapari me origjinë, ndërsa sipas policisë autori është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës, por ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa mediat islandeze nuk japin detaje për motivet e vrasje.
Klevis Sula
Viktima Klevis Sula

dy.b/shqiptarja.com