Ismail Kadare i katërti në garën
e Nobelit, kryeson listën e basteve 

Ismail Kadare i katërti në garën<br />e Nobelit, kryeson listën e basteve 
Edhe këtë vit shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare kandidon për çmimin e madh Nobel 2016. Kështu vetëm pak javë nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016 adhuruesit e shkrimtarit në mbarë botën janë përfshirë në listat e basteve ku kanë nisur të nxjerrin në krye emrat më të mundshëm për nobelin e këtij viti. 

Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare renditet në vendin e 4-të. Në vendin e parë siç ka ndodhur viteve të fundit është shkrimtari japonez Haruki Murakami, që ende nuk e ka fituar Nobelin. Pas tij një nga favoritët është Ngugi Wa Thiong'o.

Dhe favoriti i tretë është Philip Roth dhe pastaj në listë i katërti renditet lsmail Kadare i ndjekur në garë nga të tjerë favoritë si Adonisi poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili sipas faqes britanike “Nicer Odds” mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.

Çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor.

Çmimi Nobel për letërsi deri tani rendit 112 emra shkrimtarësh të shquar. Për herë të parë Çmimi Nobel për Letërsi është ndarë në vitin 1901. Vitin e kaluar fitues ishte shkrimtarja ukrainase Svetlana Alexievich.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë