Në 80-të vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër janë organizuar një sërë aktivitetesh.

Festimeve të Bashkisë i është bashkangjitur edhe zv.Ambasadori i OSBE, Robert Willton.

Sipas kryetares së bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami Kadare dhe vlerat e tij të pamohueshme në gjininë e letrave i kanë dhënë emër qytetit në arenën ndërkombëtare.

Aktivitetet kanë vijuar më pas në kinemanë e qytetit, me formimin e Lidhjes së Shkrimtarëve ‘Kadare”, i iniciuar nga poetë lokalë dhe dashamirës të veprave të tij.

Aktivitetet do të kulmojnë ditën e shtunë, me çeljen zyrtare të banesës ‘Kadare”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO