Ismail Kadare për AFP: Letërsia më dha mundësinë të kapërcej të pamundurën

Ismail Kadare për AFP: Letërsia më dha mundësinë të kapërcej të pamundurën

Ismail Kadare dhe presidenti Emmanuel Macron

Tri pyetje për Ismail Kadare

Shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letërsisë, është një figurë  madhore e letërsisë evropianë. Autor i shumë kryeveprave, të përkthyera në 40 gjuhë të botës ai ka pritur në shtëpinë e tij, në Tiranë AFP-në, pak orë para marrjes së titullit «Officer i madh i Legjonit të Nderit », nga presidentit francez Emmanuel Macron.

PYETJE: Çfarë është letërsia për Ju, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në  gjatë viteve të diktaturës komuniste?

PËRGJIGJE: Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë, thuajse e pamundur. E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje. Ja përse unë i jam mirënjohës letërsisë: Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën.

Ferri komuniste, si çdo ferr tjetër është mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jete, në një forcë  mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar, për të mundur me kokën lart çdo gjë.

Unë kam qenë gjithmonë besnik i letërsisë, kam respektuar çdo herë veç urdhërat e saj, kam qenë thellësisht i lidhur me të, ajo ka qenë qëllimi i jetës sime, qëllimi absolut i jetës sime që  ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton, ky është një triumf, një fitore.

Dhe siç thotë Kundera: 'Arti nuk triumfon kurrë kokëulur!'

Letërsia më ka dhënë çdo gjë që  kam, me ka dhënë kuptimin e jetës, më ka dhënë  guximin të luftoj ,të kem shprese, të  ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë: Kjo është letërsia!

PYETJE: A është letërsia dashuria dashuria më e madhe e jetës suaj:

PËRGJIGJE: Letërsia është dashuria ime më e madhe, e vetmja, më e madhe se çdo gjë. Letërsia është gjithçka për mua, jeta ime, jeta e të tjerëve, jeta e të gjithëve.

Letërsia jeton paralelisht me botën, ecën me të, në krah të saj.

Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot, ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë, ajo më ka dhënë kurajën për të qëndruar, shpirtin, frymën, lumturinë e shpresën. Gjithçka e bukur për mua është letërsia!

E mbaj me vete kudo, shkruaj gjithë kohën, hedh shënime, shkruaj  tregime ,kam projekte për të botuar dorëshkrime po  disa prej  tyre  duhet ti rishoh.

Çdo botim është për mua si një rilindje, kështu ka qenë  gjithmonë. Letërsia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

PYETJE : A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel për letërsinë? Ju edhe këtë vit  ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur ?

PËRGJIGJE: Çmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam që i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon.

I vlerësoj shumë librat e mi, i nderoj shumë librat e mi jo vetëm se  si autori por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe . Ato janë pasuri, pjesë e të gjithëve.

Një shkrimtar   për t’u ndjerë krenar  dëshiron  veç të kontribuojë në këtë pasuri .

Vepra ime është ajo e popullit tim, është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua ,ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një  nder vendet që ka vlerësuar letërsinë time e ky është padyshime një nder për mua.

Ne jemi bij të artit, ne i shpërbejmë artit. E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit. Forcës krijuese të tij. Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë./ AFP Briseida Mema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/10/2023 03:21

    Jam dakord me ju,kur thoni qe letersise i dedikoni gjithecka qe keni arritur,sa per te tjerat....!! Z.Kadare,besnike i qendruan letersise dhe shume autore te tjere,por jo te gjithe paten fatin qe te botohen brenda vendit,akoma dhe me pak ,e pane driten e perkthimit e botimit jashte.Disa shkuan dhe ne burg e internim,bile dhe per /riedukim e rifrymezim/per nje kohe te gjate prane klases punetore e fshataresise neper rrethe,disa te tjere dhe u pushkatuan e u varen per vargjet qe shkruan,por sa ishte numri atyre, aq me fat e aq te vleresuar nga diktatura aq shume ,sa te ftoheshin zyrtarisht e te takonin personalisht Enver Hoxhen?! Emrat e fotot e tyre jane pjese e faktit historik e cfaredo qe te thone e te pretendojne sot,faktet jane fakte,nuk i mohon dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën