TIRANE- Ndjesia e parë që provon lexuesi kur hyn në botën letrare të Martin Camajt është ajo e lartësisë. Pa përjashtuar përftimin eufemik të shprehjes, atë që ka lidhje me gjithë shkrimtarët e mëdhenj të një letërsie, te Camaj shprehja merr një kuptim të mirëfilltë. Në shumicën e veprave të tij, në mjediset e përshkruara, në klimën e tyre, te personazhet, ajri, madje dehjet e shëndetshme apo të turbullta që vijnë prej tij, janë ato të alpeve.
Sipas Ernest Koliqit, adhurues e njëherësh mentor i shkrimtarit, ky luks gjeografik lidhet me zanafillën e shkrimtarit. Lartësitë e bjeshkëve, më saktë Dukagjini, ku ai kishte lindur, kishin gjetur, më në fund, te biri i tyre, mjetin e vet shprehës.
Është një mendim i fisëm, nga ata që sa ç’kuptohen me lehtësi, aq edhe kanë nevojë për plotësim. Është e vërtetë se visoret dhe klima në veprën e Camajt të kujtojnë shpesh ato të vendeve veriore, madje tepër të skajshme, si Islanda, por ato afrohen çuditërisht me klimën e teatrit grek, nëpërmjet të njëjtit fill të padukshëm që, siç e ka vënë re francezi Jean-Pierre Faye, kultura parake shqiptare përkitej me antikitetin.
/Shqiptarja.com