Në personalitetin e Ismail Qemal Beut, në sjelljen e tij kishte seriozitet dhe fisnikëri. Për kërkesat ndaj vetes së tij të detyronte ta nderoje. Tregonte shumë kujdes të kishte nën kontroll dhe të kujtonte secilin. Në çdo situatë shihej si kryetar dhe mund ta ruante vazhdimisht ekuilibrin.
Rrugën e jetës së tij e kaloi me shumë probleme, por nuk tregoi dobësi. Nuk ishte i lumtur, por nuk e tregonte veten të pashpresë dhe të mërzitur. Të ardhurat i shpenzonte në vende të panevojshme. Në këtë periudhë gjithmonë gjendej në vështirësi të tmerrshme. Por i pëlqente vetja dhe dashuritë kalimtare.
Fuqinë e mendjes e kishte të përkryer, por kishte të metë se kishte aftësi të mashtronte me fjalë. Kur kërkonte të zotëronte situatën, vendoste autoritetin, bëhej tahmaqar dhe i shkonte fjala; kundërshtonte, thërriste, por qëndronte larg nga zëniet dhe konfliktet.
Nuk e prishte qetësinë nëse nuk ishte i detyruar; nuk kërkonte të ngatërrohej me fjalë; ishte i pasur në ndjenjat e tij; ishte i ditur dhe nuk i shikonte gjërat në mënyrë sipërfaqësore. Rrallë kalonte në situata të padëshirueshme. Me asnjë nuk zuri marrëdhënie miqësore.
Në marrëdhëniet përballë dy personave gjatë bisedës donte të tregonte epërsinë e tij. Dukej se i donte Atdheun dhe patriotët. Pas fitores së serbëve dhe bullgarëve u largua nga Stambolli për në Vjenë. Duke qenë i sigurt në ndihmën e Austrisë prej andej u drejtua për në Vlorë.
Nga Shqipëria iku i vogël dhe u kthye në moshë të pjekur. Prej fëmijërisë në mendjen e tij kishte krijuar një imazh tjetër për Shqipërinë. Ndryshimet e mëdha që vuri re me kthimin në Shqipëri, e bënë atë të vendoste të prishte imazhin e krijuar në mendje, të merrej me politikë e të punonte sa të kishte fuqi.
Mund të themi se rrethi shoqëror që gjeti ishte më i përparuar. Në ballafaqim me secilin shpjegonte elementin (e administrimit publik) “kanton” dhe të mirat e tij. Mirëpo bashkimi i pronës nuk siguronte mbështetje në formë të prerë. I kishin tërhequr vëmendjen se forma e ndarjes së shtetit në kantone do të kërkonte ndarje administrative.
Ai e dinte sa e rrezikshme dhe sa shumë e nevojshme ishte të merrej ende në vëmendje pjesa e punës së policit, pasi ende brenda nesh administrimi i shoqërive (komuniteteve që i bashkojnë zakonet dhe traditat), nuk kishte arritur nivelin e duhur. Prandaj kërkimet dhe vëzhgimet ishin tepër të nevojshme.
Qeveria në vite ishte civilizuar. Përparimi, civilizimi dhe bashkimi në një vend konsiderohej dhe pranohej si i shenjtë. Por, gjuha dhe civilizimi nuk ishin pranuar në popull. Kjo nuk do të ishte e mundur të përvetësohej nga secili menjëherë.
Mund të themi se Ismail Beu me këtë zhvillim të inteligjencës, i parapriu Esat Pashës.
Në emër të ”Shqipëria me dy qeveri” Esat Pasha mori guximin të kalonte situatën dhe të formonte qeverinë e dytë, duke hapur kështu një derë të shkatërruar. Sidoqoftë Ismail Qemal Beu nuk pati frikë dhe e kuptoi nevojën e vendit tonë që programet politike të lëvizjes duhet të bashkoheshin dhe të merreshin masa të cilat do t’i shërbenin shoqërisë sonë.
Por ligjet e vëna nuk e garantonin këtë. Ismail Qemal Beu ishte një nga ata që e njihte më mirë Kushtetutën Osmane. Që prej kohës së Mit’hat Pashës ai e kishte treguar këtë me zgjuarsinë e të kuptuarit të situatave. Vendi ushqente shpresa të mëdha. Rreth 14-15 muaj që ishte në drejtim e kaloi gjithë kohën në udhëtim. Ai ishte një udhëheqës që nuk pati një vdekje të lumtur. Si kryetar asnjëherë nuk përfitoi nga posti që kishte.
Në një situatë ku ai lehtësoi realizimin e qëllimit të udhëtarëve, që lëviznin nga Stambolli me vaporin “Meran”, me dhënien e njoftimit se rrezikonin të shkaktonin gjendje kaotike në Shqipëri, u bë objekt i marrjes së fajit.
Nëse duhet të analizojmë personalitetin e tij mund të them se Ismail Qemal Beu asnjëherë nuk ndoqi një qëllim serioz në politikë. Profesionin e tij, politikën, mikun dhe familjen e tij nuk i mendoi më tepër se veten. Mendoi vetëm për veten e tij. Vazhdimisht jetoi në luftë dhe kënaqësinë më të madhe të jetës e gjeti në sigurimin e dëshirave vetjake.
Më së fundi them se Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemal Beu është shërbimi për të çuar në vend detyrën. Fitorja e saj ishte e drejtë për historinë e kombit tonë dhe e rregullt. Mëshira e Zotit qoftë mbi të!
Përgatitja dhe redaktimi shkencor:
Akad. Asoc. Marenglen Verli dhe Dr.Ledia Dushku
/Shqiptarja.com