Ismail Qemali në 1909 : Pavarësi

Ismail Qemali në 1909 : Pavarësi
Ky është një dokument i rrallë, që merr vlerë të veçantë në këtë 100 vjetor të shpalljes së Pavarësisë. Është një thirrje e hapur që u dërgohej shqiptarëve në korrik të 1909 që të mobilizoheshin për shpalljen e Pavarësë së vendit, e të shpëtonin kombin nga zhdukja. Ajo ç'ka befason janë idetë e qarta përfshirë në tre faqe tekst, ku pjesa e parë janë thirrje për ndërgjegjësim, për të mbrojtur vlerat, traditat, gjuhën, për të shpëtuar vendin nga lakmitë e fqinjëve e për tu bashkuar në një vilajet të vetëm me kryeqytet Ohrin ose Elbasanin.

Në pjesën e dytë jepet një program i ndarë në pika, dhe orienton popullin për atë çka duhet të kërkojnë nga perandoria osmane. Ky dokument është gjetur nga Pjetër Logoreci në Arkivin Qëndror të Shtetit në Vjenë në dosjen e Ismail Qemalit në fondin Albania. Nga të dhënat që ofron përshkrimi i dosjes kuptojmë se ky dokument është shpërndarë në formë trakti që qytetet e mëdha si Vlorë, Shkodër, Durrës e Tiranë, dhe mendohet se është dërguar nga Bari prej Ismail Qemalit.
Dokumenti botohet ekskluzivisht nga "Shqiptarja.com". Ne jemi munduar të ruajmë origjinalitetin e dokumentit i cili, është shkruar në një kohë kur s'kishte kaluar ende as një vit nga Kongresi i Manastirit. Duke marrë parasysh këtë rrethanë kohore, dokumenti ofron veç të tjerave edhe një atmosferë të pazakontë gjuhësore, me forma e trajta të shqipes mjaft të këndshme e të asimilueshme edhe sot pas 103 vitesh. Më poshtë po sjellim tekstin e plotë të thirrjes, apo traktit nëse e quajmë kështu të shoqëruar edhe me tre faksimilet e tij.

dokumeti ismail qemali
Faksimile e dokumentit të zbuluar në arkivën e Vjenës, shkruar më 30 korrik 1909

Dokumenti
30 korrik 1909

"Juve qe keni per fis trimrine;
Qe keni memedhe malet
E shtepi pyjet e lisit-
S'e keni marr vesh akoma,
Qe aj gneriu, qe do rroj i lire,
s'pret ndihem na te huojet!?
Lipset vet, te thyej hekurat e tija,
Lipset me krahe te tija, te rrembej
Lirinë!!!"-


Vellezer Shqipetar!
-A e dini juve, kete kombin qe jeni djemt e tija-
ch'esht?
-Jo, -ju s'e dini, s'mund ta dini; se tad init-zemra dot'ju qante, e nuk do duronit dot, te shihnit sot Shqiperin, Shipetart, nene zghjedhje te rroberis!
Dijeni Vellezer! Qe neve Shqiptart te poshtuar nga ghith bota sot, jemi kombi me i vjetri, me i nderchmi ghith Evropit. Pa ardhur Grekrit, pa qene Romanet, pa lindur Bizantinet, neve-ishim! Atrit tane kane themeluor qeverirra te mbedhaja, kane derrmuor me trimrine e tyre ghith rremetin. Qy komb, qe shihni sot te gorr e te varfer, ka kundreshtuor burrisht ghith te huojit, qe kane dashe me hy ne sinisi te Ballkanvet!
Qy-ka leftuor me ghith anet e dheut, nene flamur te burris. Qe na Vjena e ne Jemen, qe na Persia ne kumet e Afrikes qy dhent esht lagur me ghakun ton. Shqiptaret shpetuoon Greqin, Shqiptart ndimoun Italine, Shqipart prun lirin ne Turqi!
Kemi 100 vjet qe jemi perpjekur per te drejtat e gnerezise, ghith jetes-per lirine! Kudo qe kemi zghatur doren, kemi fal me faqe te bardh, tsin-do qe keimi ndihur, ka dale i fituor! Qy kombi, VELLEZER! -Shqiptart jane sot qykuor per te humbur! Neve-qe kemi shpetour ghith jetes-boten-na rreziqe te mbedha, sot-do humbasim-do humbasim-do humbasim, vetvetiu, se s'jemi me te zot', te mejdojm te ghorren Shqiperin!
Ndar, tsoptuar, bredhim prapa fitimevet qe na rrefejn - te huojit, armiqet e atdheut, pa kujtuar qe fitimet tona, jane humbje per Shqiperine-se neve se neve, te huoj asaj, perqesim e poshtrojm vellezerit tane me dxh'do vend qe vemi, se i shohim te paditur e te varfer me mes te maleve te asaj memedhes-qe na ka pjellur, qe na ka rritur te tere! Ku jane atrit tane-te shohin djemt e tyre, Shqipetart e sot'chem, qe kan harruor Shqiprine!? Shqiprine, qe per ta shpetuor, per mo ta tsoptnor-ata, ata e kishin holisur me ghakun e tyre, e kishin lidhur me kotska gneriu. Varri s'do ti mbaj me kur te shohin Shqiperin ne rrezik. Char presim Vellezer!? Ndihem na te vdekurit??? Apo s'jeni me djemit e atyre qe kan qene shenim per gjithe burrine!?!-
Shqipetar! Kur u temelua lirija ne qeverri te Osmallis, neve kishim me te medhajat shpresa na dxh'do komb! Se me te praspur na ghith feqignet tane, shpersonim qe do te punomim me ndihem te qverris-re per perparimin e ghuhes tone; -gnignyeme! E fajen e madhe e patem, e kemi vet! Ata ne te tsilet prtinim per kembesine tone te mira te mbedhaja bashkuon me komitetin e Tyrqvet-te-rigne 'Bashkim e mbrodhsi', jo per te miren e Shqiperis, por per fitimet e veta!
Dijeni Vellezer? Kurr neve s'do mendohemi dot per te miren e ghithsise, sat e kemi shpresa na te huojit! Se ajo shpresa na ka humbur neve ghith jetes! -Branimet qe po durojn ne Shqipri-te-poshtme atdhetart, vrasjet qe po behen ne Shqipri-te-lartme, ndarja ne mes ton, ghith keto kan per shkak, se neve Shqiptart, frikohemi te hapim gojen per te drejtat e Shqiperis, qe mos humbasim te vetat!!!-Turp, Shqipetar! Habituni tuk me pare kombet e tjera qe s'jane me te mire se neve-e kuquni!!!

'Veturdhrimi i Shqiperise Nene hije te qeveris Osmanlli!'

Me kete do na shtohet dashurija per Shqiperine, do na paksohet shpresa te te huojet!
Shqiptar! Vellezer atdhetar! Ne doni te miren e vendit tuoj, ne doni qe mos te humbasi kombesija jone perpara propagandavet te huoja- athere, kini mendjen, kerkoni me ghith anet na qeverrija kete programin qe po kendoni ketu:
I. Ghith anet qe flasin shqip te bashkohen me gne Vilajet qe te quhet Vilajeti i Shqiperise - (Arnautlek-vilaieti) - e te ket per krye-qytet ohrine, ja Elbasanine!
II. Qy Vilajeti; lipset te bashkoj ne kufijt e tija:
1. Ne vilajet te Janines; sandxhaket e Merqezin e Janines; Prevezen, Ghirokastren, e Beratin!
2. Ne vilajet te Shkodres: Sandxhaket e Durresit; e Merqezine Shkodres me Malsine!
3. Ne Vilajet te Manastirit: sandxhaket e Merqezit Monastirit; na Serfidxheja, Kazaneve te Grebenes; Dibren; Ebasanine, e korchen!
4. Ne Vilajet te Kosoves: sandxhaket e Ysqypit; Pristines: Jpekut e prizrenit!
III.Valiu te dergohet na Stambolli e te urdhohet nga ministri-brendchem!
IV. Prane Valiut te ghindet gne plakogniesi, (medxhlisi-idare), qe te trazohet ne punrat e brendchme. (Berje te rrugnavet, uravet, etj, marje hua per beledijet)!
V. Qeverrija te na mbaj, na te hollat qe pagojm per - hissei-mearif' - ghith shkollat te mbesimit-pare; e shqipja te kendohet ne do-mos-do-edhe ne shkolla te larta te Shqiperis perane turqishtes!
VI. Dxhandarmat, tahsildaret, Ashar-memuret, Zabitet e veghel te-huras edhe te Redifvet te dine shqip, me te shkruor e te kenduor!
VII. Memuret qe te dergohen ne Shqiperi, te zghidhen me mir prej Shqipetaret!
VIII.Ushterij ne koh te paqes mos dali na kufit e Shqiperis.
Keto te jene qellimet tona, keto te jene deshirat e dxh'do Shqipetarit atdhetar! Athere do shpetojme kombesine tone, Shqiperin e me te jeten e qeverris Osmanlli ne sinisi te balkanvet!!! Trazirat, ndarjet janumbja jone; - ne bashkim esht fuqija!!!
Pandaj, Vellezer! Ghith jetes te jeni bashk-bashkuore, me gne mendje vellezrisht, per shpetimin e beses tone, per lartsimin e kombsise, - perparimin e madhimin e - !!!SHQIPERIS!!!
T.G.V.P.”

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi