Ismet Shehu: Çdo arritje nis me një ëndërr... punë dhe respekt për prindërit dhe veten!

Ismet Shehu: Çdo arritje nis me një ëndërr... punë dhe respekt për prindërit dhe veten!

"Çdo arritje nis me një ëndërr! Ëndrra ime, që kur isha i vogël ishte të bëja krenarë prindërit! E shihja babën, i cili morri rrugët e mërgimit që kur ne fëmijët akoma s'kishim hedh hapat e para, nënën që na rriste me sakrifica dhe një premtim i bëra vehtes: kurrë mos me u var nga mëshira e tjetrit! Katër vite më parë si sot, u hap restoranti Ceren Ismet Shehu në Surrel. Doja të evokoja dhe të sillja një pjesë të vendlindjes së të parëve të mij dibranë në Tiranë. Dhe sot jemi dhe në Prishtinë dhe në zemrën e Tiranës historike, Kalanë e Tiranës. Për mua ky katër vjeçar nuk është mbërritje! Për mua dhe gjithë familjen të gjakut dhe profesionit, ky është rrugëtim! Është ecje përpara për të bërë krenar jo vetëm prindërit, por dhe fëmijët që rriten në sytë e mi! Por mbi të gjitha për të bërë krenar dhe vehten. Ky rrugëtim ka vetëm një Mision të Mundur: Pasion-Sakrificë-Ecje përpara! Gëzuar 4-vjetorin gjithë familjes "Ceren Ismet Shehu"! Ju duam të gjithëve" shkruan me mirenjohje e respekt shefi i talentuar i kuzhines tradicionale shqiptare. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë