Ismet Shehu Ceren, nga pjatalarës e roje në emigrim, sot në restorantet e tij të ngrohta e me traditë në Tiranë

Ismet Shehu Ceren, nga pjatalarës e roje në emigrim, sot në restorantet e tij të ngrohta e me traditë në Tiranë

Historia e Ismet Shehut është një histori e ngjashme me shumë të rinj e familje shqiptare që emigruan dhe u kthyen në atdhe. Sot Ismeti me familjen e tij feston hapjen e një restoranti të dytë te Kalaja e Tiranës, në zemër të kryeqytetit, por puna dhe përkushtimi i tij dhe familjes kanë nisur vite më parë, në emigracion. Ismeti, si tashmë disa të rinj që sot kanë krijuar bizneset e tyre të suksesshme në Shqipëri, duke i shndërruar ato në pika atraksioni, takimi, shije dhe tradite, është shumë mirënjohës. Në radhë të parë i përulet punës që nuk I bëri bisht, pastaj familjes dhe klientëve. Ja fjalët e tij:

 

“Tre vite e gjysëm mëparë restoranti Ismet Shehu Ceren! Sëbashku me familjen time vinim pas një viti mbushur me halle shëndeti dhe përpjekje mbijetese si cdo familje shqiptare. Rruga ime si kuzhinier e shef kuzhine kishte qënë e bukur, me sfida por aspak e lehtë. Kisha nisur si pjatalarës me muaj të tëra nëpër restorantet e Londrës, për të paguar shkollën dhe për t’i bërë ballë së bashku me babën e vëllain emigracionit e mbi të gjitha diskriminimit. Të gjitha këto eksperienca nuk i kam quajtur kurrë vuajtje! Ato më kanë bërë të kuptoj dhe vlerësoj çdo proces pune në restorant, që nga ai i rojes së derës sesi mikpret klientin e deri tek pjatalarësi, pastruesi, ndihmës shefi, shefi i salles etj. Të gjitha këto profesione të nderuara i kam kaluar mbi kurriz dhe kurrë nuk i kam thënë JO punës! Vetëm puna dhe kokëultësia e mbi të gjitha mirënjohja për klientët tanë na ka bërë të jemi këtu tre vite e gjysem më pas! Unë mbi të gjitha falënderoj të madhin Zot që me ka ndriçuar të dua me gjithë shpirt familjen time, nënën dhe babën tim që kanë bërë sakrificat më ekstreme të jetës për me na kriju dhe dhënë mundësi mua, motrës dhe vëllait tim! Ju jam falë familjes sime, të afërmve të mi, gjithë zonjave dhe çunave që punojnë tek Cereni dhe të gjithë klientëve të mi, pa të cilët Ceren Ismet Shehu nuk do të ishte sot! Ju ruajtë i Madhi Zot dhe shëndet e lumturi! Me zemer Ismeti!”

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti