ISUV: Analizat e mostrave të mishit
nga Brazili brenda standardeve

TIRANE-Nga analizat e deritanishme të mishit nga Brazili të kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka rezultuar se produktet janë brenda standardeve.

Drejtori i ISUV Taulant Kalo konfirmoi për Report Tv se deri tani janë kryer analizat laboratorike të një pjese të mostrave të mishit që aktualisht gjendet i bllokuar në pikën doganore të Durrësit, të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara.

Ai tha se Instituti po vijon me analizat mostrave të marra nga importues të tjerë, përgjigja e të cilave do publikohet shumë shpejt. Më parë ka qenë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i cili analizoi produktet nga Brazili duke arritur në të njëjtin përfundim, se produktet ishin brenda normave të sigurisë ushqimore.
 
Skandali i shpërthyer pak javë më parë për importe me mish të rrezikshëm nga Brazili, i përhapur në gjithë botën, vuri në lëvizje edhe autoritetet shqiptare.

Rreth dy javë më parë AKU bllokoi në Portin e Durrësit 134 tonë mish derri dhe 54 tonë mish pule me origjinë nga Brazili.
 
Ndërkohë që nga janari deri në shtatorin e vitit të shkuar kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 250 ngarkesa me produkte mishi nga Brazili. Report TV ka zbardhur zhdoganimet e kryera gjatë kësaj periudhe në pikat doganore shqiptare, nga të cilat rezulton se sasia totale e produkteve të mishit të importuar nga ky vend i kalon 6 mijë tonët.

142 prej ngarkesave, ose 3,500 tonë, përbehen nga produkte pule të ngrira, që nisin nga pjesët e pulës, te filetot deri te pulat e plotë. Rreth 100 ngarkesa, ose 2,500 tonë, rezultojnë me kofshë apo shpatulla derri. Pjesa tjetër, rreth 144 tonë, përbehet nga kofshë, bërxolla apo fileto gjedhësh e viçash.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues