PADOVA - Janë sekuestruar në portin e Barit gati një ton e gjysmë (1.400 kilogramë) marijuanë. Droga ishte me destinacion direkt Padovën dhe me një kalim mbi territor do t’u sillte furnizuesve të saj rreth 14 milionë euro. Marijuana ishte fshehur poshtë një ngarkese me këmisha grash, brenda një furgoni, i sapozbritur nga një motobarkë, që vinte nga Shqipëria.
Siç bën të ditur gazeta "Il Gazzettino" në Itali ngarkesa, sipas dokumenteve që e shoqëronin, ishte drejtuar për në Padova. Ajo që tërhoqi vëmendjen e ushtarëve ishte mënyra anormale e konfeksionimit të etiketave të veshjeve, bashkë me qëndrimin e shqetësuar të shoferit.
Ky i fundit, një qytetar shqiptar 45 vjeç u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të substancave të ndaluara. Ngarkesa dhe furgoni u sekuestruan.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com