Policia ka sekuestruar një pako krishtlindjesh ku ishte fshehur një sasi droge prej 1 kg marijuanë dhe një peshore elektronike, në bordin e veturës ku udhëtonin dy shqiptarët të moshës 20 vjeç dhe një italian.
Operacioni kishte nisur prej disa kohësh nga shtimi i konsumit të drogës tek të rinjtë e zonës, ku si furnizues policia kishte pikasur dy shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Pas ndalimit të 3 të rinjve të cilët vinin nga zona e Toskanës për në Rivergaro policia ka kontrolluar dhe banesat e tyre, ku ka gjetur një sasi përzierësish narkotikësh.
Dy shqiptarët do të përballen me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotikë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrjetit të trafikut. Nisur nga sasia e lëndës narkotike policia dyshon se të rinjtë janë pjesë e një grupi më të madh narkotrafiku.
(Në foto materialet e sekuestruara nga policia italiane)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)