BRESHIA - Dy shoferët shqiptarë Albert Tanko dhe Elidon Hasani, të dy 40-vjeçarë u arrestuan ditën e djeshme në Breshia të Italisë, pasi udhëtonin me një kamion të nisur nga Spanja, me 52 kilogramë kokainë të pastër të fshehur në kamionin e ngarkuar me 23 tonë mish pule të ngrirë.
Dy shqiptarët mësohet se do të merrnin nga 1 mijë euro për çdo kilogramë kokainë, duke specifikuar edhe faktin se ata ishin vetëm transportues të lëndës narkotike.
Kamioni me lëndën narkotike u bllokua dje në portin e Verçelit në Breshia nga Guardia di Financa.

(Në foto: Dy shoferët Albert Tanko dhe Elidon Hasani, të ndaluar dje) Foto
Policia ka bërë të ditur se, kokaina ishte fshehur në impiantin ndriçues të rimorkios së kamionit dhe që ishte ndarë në 46 pako, që në total ishte 52 kilogramë.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre si dhe destinacionin ku do të dorëzohej gjithë kjo lëndë narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com