ITALI - Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot në mesditë në një fabrikë fishekzjarrësh afër Barit. Sipas policisë, shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë kanë mbetur të plagosur. 

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 12:28 dhe u shoqërua me disa shpërthime të tjera, të cilat janë ndjerë kilometra larg fabrikës.

Mes viktimave është dhe një shtetas shqiptar, dy indianë dhe tre italianë. Shqiptari që ka mbetur i vdekur quhet Sajmir Merja, 28 vjeç. Merja, i cili prej vitesh punon në këtë fabrikë është nga Fushë-Kruja.
sajmiri
(Sajmir Merja, 28 vjeç nga Fushë Kruja)

Mendohet se në momentin e shpërthimit në fabrikë ndodheshin të paktën 14 persona. Shpërthimi ndodhi kur punëtorët po punonin për një festival me fishekzjarrë.

Mes të plagosurve është dhe pronari i fabrikës. Michele Bruscella, 43 vjeç, ka marrë djegie në 85% të trupit. Edhe dy vëllezërit e tij, të cilët janë bashkëpronarë ndodheshin në fabrikë në momentin e shpërthimit. Një prej tyre është i pa lënduar, ndërsa tjetri ka plagosje të lehtë.



Shpërthimi ka zgjatur mbi një orë dhe për pasojë fabrika është shkatërruar plotësisht. Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi zjarrfikësit ende nuk kanë akses të plotë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit nuk mund të hyjnë në strukturën e fabrikës ka kaluar 24 orë për arsye sigurie.