ITALI - Të dielën në ishullin italian Giglio, u inaugurua memoriali për 32 viktimat e anijes turistike Costa Concordia, të cilët humbën jetën e tyre më 13 janar 2012 gjatë përmbysjes së kësaj anije. Me rastin e përvjetorit të parë të përmbysjes së anijes ishin të pranishëm të mbijetuarit, të afërmit që humbën të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie si dhe zyrtarë të lartë vendas.
Pas homazheve në memorialin, ku mbi të ishin shkruar fjalët në latinisht “sempiternam memoriam”- i përjetshëm kujtimi i tyre, u mbajt dhe një meshë për nder të kujtimit të tyre nga Don Lorenzo Pasquotti.
Më pas u mbajt dhe një minutë heshtje më 20:42 sipas orës lokale, pikërisht në momentin kur anija u përplas me shkëmbinjtë nënujorë në brigjet e Toskanës. I pranishëm ishte edhe ministri i Ambientit Corrado Clini, i cili u shpreh se drejtësia italiane duhet të ndëshkojë përgjegjësit e tragjedisë së Concordia Costa.
Gjithashtu u nderuan edhe ata punonjës të skuadrave të shpëtimit, të cilët kërkuan për javë të tëra në anije për të mbijetuar të tjerë. Anija turistike Costa Concordia, e cila kishte 4 mijë e 200 persona në bord, u përmbys kur kapiteni i saj ndryshoi kursin e planifikuar dhe si pasojë anija u përplas me shkëmbinjtë nënujorë në afërsi të brigjeve të Toskanës.
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com