Prokuroria e Palermos në Itali ka ndaluar 10 persona në kuadër të hetimit të nisur për 52 emigrantët të cilët humbën jetën si pasojë e asfiksisë në një depo të një anijeje disa ditë më parë.
Në kuadër të hetimit për 52 emigrantët që u gjendën të vdekur ndërsa 439 të tjerë u shpëtuan të mërkurën e kaluar nga anija suedeze Poseidon e cila operon në kuadër të operacionit Triton, theksohet se janë ndaluar 7 marokenë, 2 sirianë dhe një libian.
Sipas lajmeve në median italiane theksohet se të dyshuarit e ndaluar akuzohen për vrasje dhe trafikim të emigrantëve.
Një ngjarje e ngjashme ka qenë edhe ajo e 15 gushtit të kaluar ku prokuroria e Catanias në lidhje me hetimin për ngjarjen ku 49 persona humbën jetën nga mungesa e ajrit duke u asfiksuar ndaloi 8 persona duke u bazuar në deklaratat e emigrantëve të shpëtuar.
Ndërsa në anën tjetër sipas të dhënave të fundit të njoftuara nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) theksohet se që nga viti i ri numri i emigrantëve të ardhur në Europë përmes Mesdheut ka kaluar 300 mijë, dhe gjithashtu se 2 mijë e 500 prej tyre kanë humbur jetën në udhëtimin e shpresës për të arritur në Europë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com