Një çift shqiptarësh janë arrestuar policia italiane, pasi në garazhin e banesën ku jetonin, në komunën Laveno-Mombello (pjesë e provincës së Varese-s) u gjetën 12 kg marijuanë.
Në pranga janë vënë të enjten 45-vjeçari Sokol Muça dhe 36-vjeçarja Selda Sheqi, ndërsa sot mediet italiane japin detaje të reja lidhur me aksionin e policisë që çoi në arrestimin e çiftit.
Ata e fshihnin lëndën narkotike në sallatë, shkruajnë mediet lokale.
Në banesën e shqiptarëve në zonën e Laveno-s hynin dhe dilnin persona të shumë, në çdo orë të ditës e natës dhe kjo ka bërë që banorët të denonconin në polici.
Pas kësaj, karabinierët nisën një aksion vëzhgimi, nga i cili Paolo Tiadina, zyrtar i policisë, thotë u vunë re persona të shumtë që futeshin në garazhin e shtëpisë së çiftit.
Çifti u ndalua larg banesës, një qendër tregtare, për të shmangur mundësinë që ata të zhduknin lëndën narkotike, para se të ndërhynte polica, tha Tiadina.
Gjatë kontrollit fizik, rezultoi se 45-vjeçari ishte pa dokumente qëndrimi në Itali. Pas kësaj u bë dhe kontrolli i banesës, ku jetonin shqiptarët. “Ishin nervozë, sidomos kur i pyetën nëse kishin edhe një garazh”, shtoi zyrtari italian i policisë.
Dy shqiptarët e mohuan fillimisht, por në automjetin tip “Ford CMax” e parkuar pikërisht në garazhin e banesës së çiftit, u gjetën 15 kg marijuanë.
Lënda narkotike ishte e paketuar në 7 pjesë me peshë rreth dy kg secila. Po në bagazh, u gjetën dhe rreth gjashtë kg sallatë.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe telefona celularë në përdorim të çiftit, që do të jene objekt verifikimi gjatë hetimeve.
Muça dhe Sheqi u arrestuan nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike, me qëllim tregtimin. 46-vjeçari është dërguar në burg në Miogni, ndërsa partnerja e tij u dërgua në burgun e San Vittore-s.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com