Shifrat e infektimeve nga koronavirusi mbeten të larta edhe në Itali. Sipas raportimit nga autoritetet shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit 188,797 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 1,110,266 testime të kryera.
Krahasuar me një ditë më parë, në Itali ka rënie të infektimeve ku u regjistruan 192,320 raste. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 385 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Mësohet se 1,698 qytetarë janë të intubuar në spitale. Sakaq, 143,029 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve.