Itali, 19 vjeçari u gjet në det me kokë e duar të prera, ndalohen dy bashkëatdhetarët e tij

Itali, 19 vjeçari u gjet në det me kokë e duar të prera, ndalohen dy bashkëatdhetarët e tij

Dy egjiptianët e ndaluar

Dy të rinj egjiptianë u arrestuan për vrasjen e një 19 vjeçari po shtetas egjiptian, trupi i të cilit u gjet pa kokë dhe me duar të prera, pak ditë më parë i hedhur në det përballë portit të vogël të Santa Margherita Ligure, Itali.

19-vjeçari, Mohamoud Sayed Mohamed Abdalla, mendohet se është vrarë natën midis të dielës 23 dhe të hënës 24 korrik dhe u hodh në det.

Të dy egjiptianët u dërguan pasditen e 30 korrikut në prokurori dhe u morën në pyetje për gati 6 orë dhe më pas ndaj tyre u firmos urdhërarresti.

Sipas hetuesve, pas vrasjes autorët dyshohen se kanë hedhur trupin në det, por rrymat e kanë shtyrë trupin e pajetë në vendin ku dhe u gjet i vdekur, në brigjet e Santa Margherita Ligure (Genova).

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Punw me detyrim, studentwt e mjekwsisw: Ndryshimet e ligjit u bwnw pa u konsultuar me ne! U injoruam për të dytën herë

Punw me detyrim, studentwt e mjekwsisw: Ndryshimet e ligjit u bwnw pa u konsultuar me ne! U injoruam për të dytën herë