ITALI- Dy minorenë shqiptarë dhe 5 djem më të rritur italianë janë duke u hetuar për pedopornografi dhe akte seksuale në një vajzë 14-vjeçare nga Avezzano.
 
Hetimi që po zhvillohet në Aquila, koordinohet nga prokurorët Maurizio Maria Cerrato dhe Guido Cocco. Përveç akuzave të mundshme të akteve seksuale me të mitura, këta persona janë gjithashtu të akuzuar për pornografisë me fëmijë, pasi ata kanë filmuar aktin seksual dhe pastaj e kanë publikuar atë atë në rrjetet shoqërore.

Hetuesit, këto ditë janë në kërkim për këto filmime dhe po hetojnë për mjetet e përdorura për të xhiruar këtë video. Ndërkaq, po verifikohet nëse ka pasur apo jo raste të tjera.

Redaksia online
(es/shqiptarja.com)