MILANO- Policia italiane zbardh vrasjen e dy shqiptarëve Alban Meta dhe Ndue Bruka, më 16 nëntor të vitit të kaluar në Milano të Italisë. Dy vëllezër siçilianë u arrestuan dje si autorë të krimit.
Dy shqiptarët u ekzekutuan në Abbiategrasso, provinca e Milanos. Viktimat po udhëtonin me biçikletë përgjatë rrugës Mazzini që lidh periferinë me qendrën e Abbiategrassos. Dyshohet se vëllezërit Matia dhe Maurizio Archinito janë afruar duke qëlluar me pistoletë ndaj shqiptarëve.
Nga hetimet e deri tanishme, policia nxjerr si shkak të vrasjes atë të prishjes së pazareve të drogës ku ndërmjet dy vëllezërve italian dhe shqiptarëve kish nisur një debat i ashpër mbi kontrollin e shpërndarjes së kokainës në zonë.
Sicilianët janë vendosur në dhomat e paraburgimit në Milano dhe pritet që të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzën që rëndon ndaj tyre.

(Foto:Vellezërit siçilianë të arrestuar)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com