Itali, 20 kg kokainë e pastër, në
pranga shqiptari dhe holandezi

Itali, 20 kg kokainë e pastër, në<br />pranga shqiptari dhe holandezi
VARESE - Një shqiptar dhe një holandez po transportonin 20 kilogramë kokainë të pastër kur janë vënë në pranga nga Guardia di Financa e Vareses.

Bëhet e ditur se, droga me vlerë mbi 1 milionë euro po vinte nga Holanda dhe do të sillej në Varese për tu shitur.

Operacioni i policisë është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe dy të arrestuarit, shqiptari 29-vjeçar dhe shoqëruesi i tij 60-vjeçari që ishte dhe korrieri i drogës janë kapur në momentin kur ishin duke udhëtuar me një furgon ku ndodhej edhe lënda narkotike.

Media italiane shkruan se, është goditur një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike nga Holanda në drejtim të Italisë.

kokaina e sekuestruar ne logo
(Në foto: Kokaina e sekuestruar dje nga Guardia di Financa)

Hetimi ndaj tyre kishte nisur që kur furgoni kishte kaluar kufirin me Zvicrën dhe falë një sistemi të ri të policisë italiane të quajtur Vivet. Kokaina ishte ndarë në 23 pako të ndryshme dhe ishin vendosur në fundin e dyfishtë të furgonit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë