Një 20 vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar me lëndë narkotike.
Sipas mediave italiane, agjentët e skuadrës së policisë së Pistoias, gjatë një operacioni kundër trafikut të paligjshëm të drogës, kryen hetime të thelluara derisa ranë në gjurmët e shqiptarit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë 20 vjeçarit i gjetën një peshore elektronike me gjurmë pluhuri të bardhë, lëndë narkotike e llojit kokainë 200 gramë, një qese plastike e pastër që përmban afërsisht 65 gram kokainë; 400 euro të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël. Gjithashtu i janë gjetur materiale të ndryshme për paketimin e dozave të lëndëve narkotike të cilat më pas i janë sekuestruar.
Më pas shqiptari u arrestua për posedim me qëllim shpërndarje droge.