Itali, 24-vjeçari shqiptar gjendet
me prerje në fyt dhe i djegu

Itali, 24-vjeçari shqiptar gjendet<br />me prerje në fyt dhe i djegu
FIRENCE - Kufoma e një të riu me prerje në fyt dhe i karbonizuar është gjetur në Firence të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se kufoma i përket një të riu shqiptar, i ati i të cilit kishte denoncuar zhdukjen e tij më 31 maj.
 
Kufoma e karbonizuar është gjetur në ish-kazermën “Ujqërit e Toskanës” në Firence, e cila ishte braktisur prej vitesh. Një roje i cili kontrollonte kazermën e braktisur 1 herë në 10 ditë ka njoftuar policinë për gjetjen e kufomës. 

Kufoma është gjetur me fytyrë përmbys në tokë, dhe vetëm me disa copëza rrobash në trup. Ndërkohë që në parkingun e kazermës është gjetur një makinë tip Renault Cloe me shumë gjurmë gjaku në sediljen e saj.

ZHDUKJA
Mediat italiane shkruajnë se i ati kishte denoncuar zhdukjen e djalit të tij 24-vjeçar më 31 maj. Mediat italiane nuk japin emrin por thonë se është arritur të bëhet identifikimi mbi shenjat e gishtave.

Mendohet se vrasja është kryer në makinë dhe autorët kishin organizuar një pritë të mirëorganizuar. Vdekja mund të ketë ndodhur para 2-5 ditësh. Viktimës i është prerë fyti fillimisht por do të jetë autopsia e cila do të saktësojë nëse kishte vdekur para se ti vinin flakën trupit apo jo.

Më pas, kufoma është transportuar në ish-strukturën ushtarake dhe është lagur me lëndë djegëse, për ta bërë të vështirë identifikimin. Makina i përket një burri rezident në Milano ne emrin e të cilit figurojnë shumë makina dhe ka të ngjarë të jetë një qiradhënës makinash. Vijojnë hetimet të drejtuara nga prokurori i Firences, Sandro Cutrignelli.

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni