Itali- Një 26-vjeçar italian ndërroi jetë, pasi konsumoi atë që cilësohet si ‘droga e të qeshurës’.
Ngjarja ka ndodhur në Salento, në vendin fqinj, ku 26-vjeçari i identifikuar si Pierpaolo Morciano, teksa festonte ditëlindjen, ka konsumuar lëndën narkotike.
I riu, sipas “Corriere della Sera”, po festonte në rrugë me shokët e tij. Ata po qarkullonin mes njëri-tjetrit tullumbace të mbushura me oksid azoti, të cilat shkaktojnë eufori dhe që përdoren për shkak të të qeshurave të forta që shkaktojnë.

Një nga hipotezat që po shqyrton policia për të hedhur dritë mbi tragjedinë e ndodhur në Alessano, në Capo di Leuca, në Salento, është se Pierpaolo Morciano po festonte mbrëmjen e së dielës në rrugë, me një grup miqsh.
Policia dyshon se ai kishte thithur - përsëri sipas hipotezave fillestare të hetimit - përmbajtjen e balonave që përmbajnë oksid azoti. Thithja e tyre shpesh çon në vdekje, citohet policia nga gazetat italiane.
Komente

