Itali, 28-vjeçari brazilian pranon
dhunën fizike ndaj shqiptares

Itali, 28-vjeçari brazilian pranon<br />dhunën fizike ndaj shqiptares
NAPOLI- I arrestuari në Napoli, si i dyshuari kryesor për dhunimin barbar të një 24-vjeçareje nga Berati, ka pranuar fajin. Ngjarja e ndodhur ka ndodhur dje në rrugën “Via dei Tribunali” në Napoli, kur Xhulia Toska, u gjend e dhunuar fizikisht dhe në gjendje të rëndë shëndetësore e futur brenda në një qese plehrash.
 
28-vjeçari, Emerson D'Esposito, me origjinë nga Brazili, por banues në Napoli, ka rrëfyer se si e ka dhunuar në mënyra barbare 24-vjeçaren, para syve së vajzës së saj 4-vjeçare.
 
I riu pranoi se e kishte rrahur Toskën, për shkak se ajo kundërshtoi faktin që bashkombësja e saj, me të cilin D’Esposito kishte një histori dashurie, të linte rrjetin e prostitucionit, në të cilin ishin përfshirë të dyja gratë.
 
Kjo skenë e dhunshme ndodhi në sy të vajzës së Toskës, vetëm 4 vjeç, e cila u gjend në shtëpinë ku fshihej D’Esposito.
 
Ndërsa 27-vjeçari u arrestua, Xhulia Toska, 24-vjeçarja nga Berati ndodhet ende në gjendje kome, duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia