Itali, 3.5 kg heroinë në makinë, në
pranga një shqiptar e një rumune

Itali, 3.5 kg heroinë në makinë, në<br />pranga një shqiptar e një rumune
ROMË - Sekuestrohen 3.5 kilogramë heroinë dhe në pranga është vënë një shqiptar dhe një vajzë rumune.

Policia e Romës ka bërë të ditur se, në orët e para të ditës së sotme ka vënë në pranga të riun shqiptar me inicialet C. E., dhe vajzën rumune S. V., të dy rezidentë në kryeqytetin e Italisë.

Sipas policisë, lënda narkotike është gjetur pas një kontrolli të imtësishëm të makinës që ishte ndaluar nga një postbllok i policisë.

Kontrolli ka nisur në momentin kur dy personat që ndodheshin në automjet kanë treguar nervozizëm në kohën kur janë ndaluar.

Në përfundim është gjetur dhe lënda narkotike e llojit heroinë me peshë prej 3.5 kilogramë e ndarë në 7 pako me nga 500 gramë secila.

Policia tha se, kjo lëndë narkotike mund të ndahej nga 7 deri në 10 mijë doza për tu shitur.

Policia ka bërë të ditur se, prej kohësh nuk ishte sekuestruar ndonjë sasi e tillë me lëndë narkotike të fortë.

rumunia
(Në foto: Vajza e arrestuar rumune me iniciale S. V. dhe droga e gjetur nga Policia)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë