Një 30-vjeçar shqiptarë dhe një maroken kanë terrorizuar personat në një diskotekë në Firenze të Italisë pasi kanë hyrë me thikë në dorë e duke thirrur “ Allahu Akbar”. Sipas medieve italiane të dy personat kanë hyrë në mënyrë të befasishme, ndërkohë që ka qenë ndërhyrja e rojeve të diskotekës që bëri të mundur që të mos kishte të lënduar.

Pasi u nxorën jashtë ambienteve të diskotekës dhe u duk se u qetësuan ata u rikthyen sërish me thikat e me thirrje për kanosje, duke nisur më pas një përleshje me njëri tjetrin. Nga përleshja edhe shqiptari dhe marokeni kanë pësuar plagë dhe janë nisur në spital ku i ndaloi edhe policia, ndërsa ka nisur edhe hetimet për ngjarjen.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com