Sipas medieve italiane ata bënin festa me drogë në një hotelin në Roseto të Abruzzos (Teramo).
Të pesë shqiptarët kishin organizuar një xhiro të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës mes Rosetos dhe rrethinave dhe shpesh takoheshin me blerësit, dhjetëra të rinj edhe minorenë, në dhomat e hotelit dhe organizonin festa me baze droge e seksi, ku në disa raste vajzat që merrnin pjesë në takime, duke mos pasur para, e paguanin kokainën dhe marijuanën me favore seksuale.
Akuzat për 5 shqiptarët janë për shpërndarje droge të rrethana të rënduara për shkak të moshës minorene të klientëve dhe shpërndarje dhe zhvatje e rëndë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com





