Itali, 52 kg kokainë të pastër në
kamion, në pranga 2 shqiptarë

Itali, 52 kg kokainë të pastër në<br />kamion, në pranga 2 shqiptarë
BRESHIA - Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi në kamionin e tyre janë gjetur jo pak, por plot 52 kilogramë kokainë e pastër që vinte nga Holanda dhe me destinacion Piemonten në Itali. Ngarkesa me lëndën narkotike është bllokuar në portin e Verçellit.

Droga nëse do të hidhej në treg dhe do të shitej me doza, vlerësohej në më shumë se 10 milionë euro vlerë.

Kokaina ishte ngarkuar në Holandë, pasi kishte ardhur nga Amerika Jugore dhe ishte ndarë në pako. Kamioni me shoferë dy shqiptarët, kishte bërë qindra-mijëra kilometra, përpara se të kapej nga patrullat e policisë në Breshia.  

Policia bën të ditur se, efektivët e policisë kanë lëvizur me makina civile për të mos rënë në sy të shoferëve shqiptarë të cilët transportonin lëndën narkotike. Ata e kanë bllokuar kamionin para se të mbërrinte në destinacion.

Dy shqiptarët mendohet se, janë të lidhur me një organizatë kriminale nga Kolumbia me degë në disa vende të ndryshme të Europës dhe që merreshin me transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë