Policia italiane zbuloi të braktisur lëndën narkotike në afërsi të shkembinjve “Ciolo” në brigjet e Salentos. Droga ishte sjelle me gomone nga Shqipëria ndërsa policia bën publike foton dhe emrat e dy skafistëve shqiptarë Krenar Dulellari dhe Renato Hoxhaj të dy 45 vjec.
Dy të arrestuarit do përballen në gjykatë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Gjithcka nisi kur policia konstatoi lëvizje të dyshimta të dy skafistëve ne breg. Një operacion i gjerë i Guardia di Financës arriti të zbulojë dy skafistët,drogën e braktisur në breg si dhe gomonen gjithashtu të braktisur pranë brigjeve.
Operacioni-thanë drejtuesit e policisë në një konferencë shtypi,u zhvillua në dy faza të ndryshme. Ai nisi mëngjesin e së dielës për të përfunduar pasditen e djeshme. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në rreth 300 mijë euro. E gjithë sasia e drogës ishte ambalazhuar në 12 canta të vecanta secila me peshë 30 kg.
Por supriza nuk përfundoi këtu,pas zbulimit të drogës forcat e polcisë do të gjenin në veri të Santa Luka Marias edhe një gomone 7 metra të gjatë, 225 kuaj/fuqi brenda të cilës gjendeshin dhe nëntë qese me rreth 200 kg drogë duke e cuar sasinë e marijuanës në 550 kg.
(ns/shqiptarja.com)