Marokeni Youssef në vitin 2008 kishte vjedhur dhe hapur një kanaçe Coca-Cola nga një supermarket në Itali, kaq mjaftoi që gjyqi I tij të zgjaste 6 vjet.

Kjo histori ka nisur që në 12 gusht të vitit 2008, kur marokeni i etur nga vapa mori dhe një kanaçe Coca-Cola nga rafti i supermarketit, e hapi dhe e konsumoi.

Një nga rojet e sigurisë e pa dhe e denoncoi për vjedhje dhe ushtrim dhune ndaj objekteve, që ka të bëjë hapjen e kanaçes.

Kaq mjaftoi që ai të dënohej me 2 muaj burg dhe 100 euro gjobë,  pa marrë parasysh tezën e mbrojtjes që kjo vepër mund të quhej një vjedhje e thjeshtë dhe se nuk ka patur dhunë.

Pasi çështja u apelua dhe proçesi zgjati rreth 6 vjet më në fund gjykata mori parasysh tezën e mbrojtjes.

Megjithatë Youssef nuk do ta mësojë diçka të tillë pasi ai prej kohësh është kthyer në Marok.

coca cola



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)