BARI, Itali - 600 kg marijuanë u gjend në fund të një kamioni qe kishte zbritur në portin italian të Barit. Lënda narkotike u zbulua nga policia financiare dhe dogana lokale në Bari. Policia italiane deklaron se droga u zbulua në fund të kamionit që ishte brenda një anije që vinte nga Shqipëria.

Shoferi i kamionit, një shtetas shqiptar u vu në pranga. Policia nuk zbulon identitetin e tij, por pohon se ishte rezident në Itali prej vitesh. Ai u transferua në burgun e Barit i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge ndërsa lënda narkotike është sekuestruar.

Nga shitja e marijuanës mendohej se mund të sigurohej një fitim prej 4.5 milion euro.

Që nga fillimi i këtij viti vetëm në Portin e Barit janë sekuestruar 2.5 tonë drogë

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)