VERONA - Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar i quajtur Shkëlzen Kaçi është gjobitur me 600 euro se ishte duke punuar në mur me një shpatull. Emigranti shqiptar prej 6 vitesh ndodhej në Itali dhe kishte dokumente të rregullta.
Shqiptari para një viti ishte thirrur të rregullonte një mur në një banesë që ndodhej në zonën e Corso Porta Borsari-t. Ai ka treguar se teksa po lëmonte murin me një shpatull, komshinjtë e banesës ngjitur i kanë shkuar pranë dhe i kanë thënë se, i kishte shqetësuar ata dhe për këtë duhet të paguante një gjobë.
Fillimisht emigranti shqiptar e kishte marrë me të qeshur dhe u kishte shpjeguar atyre se, kishte bërë një zhurmë jo shumë të madhe, sepse vetëm kishte lëmuar murin me shpatull për t’i dhënë ngjyrë. Dhe me të qeshur kishte thënë, se do të paguante gjobën e vendosur.
Po pasi shqiptari kishte mbaruar punën në banesë ishte thirrur dhe ishte informuar nga autoritetet lokale se ishte gjobitur me 612 euro, pasi kishte shqetësuar komshinjtë.
Ai ka apeluar ndaj masës së vendosur dhe ka thënë se nga puna disa ditësh që kishte kryer në atë shtëpi kishte marrë 1200 euro, dhe tani i duhet që t’i lërë gjysmat për të paguar gjobën. Kur i ka thënë autoriteteve komunale se një vendim i tillë është i ekzagjeruar ata i ishin përgjigjur: “Kjo është Itali”.
Gjithashtu shqiptari po përpiqet që të bëjë çmos për ta hequr gjobën, dhe për këtë ai ka kërkuar që të pyeten edhe fqinjët e tjerë dhe pronarët e banesës ku punonte. Të dyja palët kanë treguar se, nuk është bërë ndonjë zhurmë e madhe dhe shqetësuese për komunitetin. Shqiptari thotë se ka 30 vjet që punon në këtë zanat, por kurrë nuk i ka ndodhur diçka e tillë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com