ITALI- Rreth 80 tërmete janë regjistruar brenda 24 orëve në Kianti, mes Firences dhe Sienës. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), dhe tërmetet më të fortë ishin me magnitudë 3.8 dhe 4.1 ballë Rihter. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk raportohen viktima apo dëme materiale, por dridhjet e herëpashershme kanë shkaktuar panik tek qytetarët.
Të shqetësuar nga situata, qytetarët kanë braktisur banesat e tyre, duke dalë në rrugë.
Po kështu, për arsye sigurie janë mbyllur edhe shkollat, pasi banorët janë të frikësuar për rrezikun e tërmeteve të tjera në zonë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com