Itali, a mund të shmangej tragjedia?
Fajtor burokracia, fonde të vonuara

Itali, a mund të shmangej tragjedia?<br />Fajtor burokracia, fonde të vonuara
Ndonëse trishtimi dhe kërkimet kanë pushtuar  Italinë qendrore mediat vendase kanë nisur të bëjnë analiza dhe të kërkojnë një përgjigje për këtë katastrofë që u mori jetën dhjetëra personave.

Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga tërmeti në Aquila mesa duket siguria  e ndërtesa ende nuk ishte normalizuar. Madje të përditshmet theksojnë se shumë prej fondeve të cilat duhet të ishin akorduar për sigurinë e banesave janë sfumuar.

Pasi gjendja të qetësohet duhet kërkuar një përgjegjës e sipas mediave është burokracia e cila në rastet e fatkeqësive vonon shpërndarjen e fondeve e më pas katastrofa ndjek katastrofën.

Pas tërmetit në Aquila, komunat e Amatrice dhe Akumoli dy ndër qytezat më të goditura dy ditë më parë u klasifikuan  si zonat e kategorisë së parë më të rrezikuarat nga lëkundjet sizmike.

Qeveria e atëhershme e Berlusconit miratoi një shumë prej 1 miliardë euro që do të përdoreshin brenda vitit 2016 për zonat më të rrezikuara. Këto para do të shërbenin për rindërtimin e ndërtesave duke i siguruar fortësi më të madhe.

Por mesa duket në provincën e Amatrice në dy-tre vitet e para nuk shkoi asnjë euro. Shumë prej fondeve rezultojnë të bllokuara sepse institucionet lokale nuk mund të gjenin burimet për të financuar projektet.  

Të përditshmet pyesin se ku kanë përfunduar këto para të cilat nëse do të shërbenin për rindërtimin e banesave ndoshta do të ishte shmangur edhe tragjedia.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni