Itali/ Aksident tragjik në Campagna, vdesin 2 karabinierë dhe plagosen 4 të tjerë

Itali/ Aksident tragjik në Campagna, vdesin 2 karabinierë dhe plagosen 4 të tjerë

Karabinierët e vdekur Francesco Pastore dhe Domenico Ferraro

ITALI – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Campagna, përgjatë rrugës nacionale 91 që lidh Sant'Andrea me Quadrivio di Campagna, ku humbën jetën 2 karabinierë, si dhe mbetën të plagosur 4 persona të tjerë.

Karabinerët e vdekur janë Francesco Pastore, 25 vjeç dhe Domenico Ferraro, 27 vjeç, ndërsa një tjetër karabinier i identifikuar si Marshalli Paolo Volpe ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në spital.

Tre të plagosurit e tjerë janë dy gra të moshave 31 dhe 18 vjeç dhe një burrë 75 vjeç.

Aksidenti ndodhi mes tre makinave, asaj të karabinierëve, një “Range Rover” i bardhë – ku ndodheshin dy gratë - dhe një tjetër makine, ku ndodhej i moshuari.

Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti tragjik.

4 të plagosurit u transportuan në spitalet e Battipaglia, Eboli dhe Oliveto Citra.

Një ndër pistat e para të hetuesve për aksidentin sqaron se fillimisht mjeti “Range Rover” ka përplasur makinën e policisë, duke shkaktuar vdekjen e dy karabinierëve pasagjerë dhe plagosjen rëndë të shoferit.

Pas përplasjes së fortë me makinën e policisë, “Range Rover” përplasi dhe automjetin me shofer 75-vjeçarin.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Turistët e huaj mbushin sheshin ‘Skënderbej’ teksa Rithemelimi proteston

Turistët e huaj mbushin sheshin ‘Skënderbej’ teksa Rithemelimi proteston